LAJMI I FUNDIT:

Strakosha portieri i ri më i mirë në Evropë

Strakosha portieri i ri më i mirë në Evropë

Nuk fiton gjashtë milionë euro në vit, por në klasifikimin e portierëve të rinj më të mirë në Evropë, Thomas Strakosha renditet i pari, sa i përket pritjeve efektive.

22-vjeçari shqiptar i Lazios ka realizuar 67 pritje vendimtare në këtë sezon, kundrejt 45 të Gigio Donnarummës, që renditet vetëm në vendin e pestë të këtij klasifikimi.


Pas Strakoshës, podiumi plotësohet nga portieri i Tuluzës, Alban Lafont dhe ai i Strasbourgut, Camara.

Thomas Strakosha dominon ndaj portierit të Milanit dhe kombëtares italiane, edhe sa i përket cilësisë së lojës me këmbë.

22-vjeçari ka një mesatare prej 28.4 pasimesh për ndeshje, nga të cilët, 8.5 janë pasime të gjata. Edhe në klasifikimin e këtyre cilësive, Strakosha ka lënë pas krahas Donnarummës dhe portierit të Romës Alisson, edhe emra të mëdhenj si De Gea, Courtois, Ter Stegen, Peter Cech, Pepe Reina etj.

Pikërisht falë këtyre statistikave, Strakosha është portieri më i mirë në Serinë A dhe është përfshirë në 11-shen e vitit nga ëhoscored.com, me shqiptarin që ka një vlerësim mesatar me notën shtatë për çdo ndeshje.

Nëse Lazio fitoi Superkupën në gusht, ka siguruar gjysmëfinalet e këtij edicioni të Kupës, lufton për një vend në Champions në Serinë A, por edhe u kualifikua herët nga grupet e Europa Leagues, kjo nuk është vetëm falë lojës së Milinkoviç, Immobiles apo Luis Albertos, por edhe sigurisë që ofron një portier si Thomas Strakosha.

Kjo jo vetëm për penalltinë që i ndali Dybalës, apo pritjen deçizive ndaj Chiesas, në takimin me Fiorentinën, por me paraqitjet e vazhdueshme në nivele të larta, që i sjellin siguri bardhekaltërve në katërkëndëshin e portës.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori