LAJMI I FUNDIT:

Zaev mohon se është kërcënuar nga Ahmeti me largim nga Qeveria nëse ASH-së nuk i merret Ministria e Shëndetësisë

Zaev mohon se është kërcënuar nga Ahmeti me largim nga Qeveria nëse ASH-së nuk i merret Ministria e Shëndetësisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin Rruga drejt në Alsat M duke folur për marrëdhëniet mes partnerëve të deritanishëm të koalicionit, partinë Aleanca për Shqiptarët ka treguar ndarjen e dikastereve që nga fillimi dhe më tej ka treguar se pse erdhi deri te marrja e Ministrisv së Shëndetësisë nga ASH duke e ditur se sqarimi fillestar ishte se bëhet fjalë vetëm për plotësim të vendeve vakante, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetares nëse Ali Ahmeti ka kërkuar nga kryeministri Zaev të ja mer ASH-së dikasterin e Shëndetësisë duke e kërcënuar se në të kundvrtën do të dalë nga koalicioni qeveritar, Zaev u përgjigj: “Absolutisht jo, unë gjithmonë flas hapur dhe në mënyrë transparente për të gjitha veprimet përfshirë këtu edhe si është formuar koalicioni kjo nuk ndodhi para një dekade por para 6 muajve që në mënyrë transparente definuam se Shëndetësia shkon tek partia që ka dy deputetë sepse që atëherë zotëri Vesel Memedi ishte i ndarë nga ata dhe ne negociononim në mënyrë parale.”, duke rikujtuar se që nga fillimi se Memedi ka negocuar i ndarë nga Sela.

Zaev përsëriti edhe në këtë emision deklaratën e dhënë disa herë se për shkak të kandidatit Arben Taravari,  i cili në krahasim me të gjitha kandidatët që dolën edhe nga BDI dhe LSDM ishte një emër shumë shpresëdhënës në atë periudhë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori