LAJMI I FUNDIT:

Kolektori i Ohrit do të merret në përgjegjësi të Qeverisë

Kolektori i Ohrit do të merret në përgjegjësi të Qeverisë

Ohri dhe Struga kanë rreth shtatë milionë euro borxh ndaj Ministrisë së Financave, por kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Qeveria dëshiron që ta merr përsipër këtë borxh.

Ky borxh është shkaktuar nga aspekti i sistemit të kolektorit në Ohër, që është një problem afatgjatë dhe sa herë që ka të reshura të shiut, ujrat depërtojnë në liqenin e Ohrit.

Zaev tha se Qeveria do ta merr përsipër kolektorin për rindiërtimin, kurse kapaciteti duhet të rritet për të arritur një zgjidhje afatgjate. Ai theksoi se tashmë ka donatorë të interesuar, por edhe fonde nga BE-ja, përfshi kredi të lira për këtë qëllim./Telegrafi/