Ministri i i Infrastrukturës, Pal Lekaj takoi sot ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Drita Perezic, këshilltare e lartë ekzekutive e MPB-së nga ICITAP, me të cilët ka biseduar lidhur me sigurinë në trafik.
Lekaj me këtë rast tha se kanë nënshkruar deklaratën për rritjen e sigurisë dhe standardeve të komunikacionit rrugor, duke e shpallur vitin 2018 si vit të sigurisë dhe standardeve në komunikacion.
“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka Ministria e Infrastrukturës në shumë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin rrugor dhe është vërtet shqetësuese numri i madh i aksidenteve që kanë ndodhur këtë vit, me theks aksidentet fatale, ku humbja e jetëve të njerëzve ka arritur në 135. Faktorët janë të shumtë, e ndër ta edhe mungesa e sinjalizimit të rrugëve, ndriçimit dhe standardeve që ne ju ofrojmë qytetarëve. Ne kemi punuar në drejtim të realizimit të kushteve të duhura për të pasur një sinjalizim në nivelin e duhur, por në këtë kanë ndikuar procedurat sipas Ligjit të Prokurimit Publik. Brenda këtij viti do të përmbyllim anën teorike të projektimit për investime në infrastrukturë, sinjalistikë vertikale dhe horizontale dhe në ndriçim. Nga viti i ardhshëm do të fillohet në mënyrë uniforme implementimi i këtyre projekteve. Duke qenë se për ne është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sidomos me Policinë e Kosovës, sot nënshkruam Deklaratën e Përbashkët të Zotimit që nga viti i ardhshëm të kemi siguri më të madhe në rrugë për qytetarët”, tha Lekaj.
Ndërsa, ministri Sefaj theksoi se që nga marrja e mandatit ka qenë një ndër prioritet kryesore ulja e numrit të aksidenteve fatale dhe aksidenteve me dëme materiale.
Ai tha se MPB do të përkrahë këtë iniciativë dhe për këtë duhet të përfshihen edhe institucionet relevante, sidomos Ministria e Diasporës për shkak se është shumë e nevojshme të njoftohen edhe qytetarët tanë të cilin vijnë në Kosovë, ngase, sipas statistikave, gjatë sezonit të pushimeve dhe festave ka rritje të aksidenteve në trafik.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vlerësoi se sa i përket aksidenteve në trafik gjendja nuk është mirë.
“Tek ne nuk është marrë shumë seriozisht ndjesia e gjendjes në trafik dhe në këtë mision Policia e Kosovës ka qenë e vetme edhe pse ligji i definon obligimet e secilit institucion, të cilat nuk kanë pasur as gatishmëri as iniciativë”, citohet të ketë thënë Maxhuni.
Ai tha se duhet të vendosen radarët statik, të cilët janë të gatshëm të faktojnë dhe dëshmojnë për secilën shkelje në komunikacion.
Maxhuni njoftoi se gjatë këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 16,122 aksidente në komunikacion.
Sipas tij, një nga faktorët që do të ndikonte në ngritjen e sigurisë në komunikacion do të ishte ngritja e vlerës së gjobave për kundërvajtje.
Ndryshe, në fund të këtij takimi u nënshkrua deklarata në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Në deklaratën e nënshkruar në mes tjerash thuhet “Viti 2018 do të jetë viti i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor. Për këtë qëllim palët deklarohen se do të angazhohen për: përmirësimin e rrjetit të sinjalizimit dhe të ndriçimit në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës; miratimi i të gjitha rregullave dhe standardeve të sigurisë për kontrollin teknik të automjeteve; ngritja e efikasitetit të mbikëqyrjes së funksionimit të njësive për patent shofer; miratimi i rregullave dhe standardeve për kontrollin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik; ngritja e numrit të kontrollit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor dhe të kontrollit të sigurisë së automjeteve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025