Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizuan takimin e përbashkët me bizneset me temën “Masat e reja fiskale!”.
I pranishëm në këtë takim ishte ministri i Financave Bedri Hamza, i cili tha se asnjëherë nuk e ka problem të përballet me kërkesat e bizneseve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe të ekonomisë. Ai tha se asnjëherë nuk ka marr vendim për t’i ngarkuar bizneset, por për t’i lehtësuar ato.
Hamza veçoi se janë marr disa vendime për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve. Sipas tij, dy prej vendime të marra kanë bëjnë për lirimin e tatimit të akcizës për mazut që kanë për qëllim përkrahjen prodhuesve.
Ai ka folur edhe për reformat fiskale që do të ndodhin shumë shpejt. “Përveç shkurtimit të proceduarve dhe burokracisë në kufi, do të bëhet pagimi i TVSh në brendi të vendit e jo në kufi. Unë iu siguroj se nuk do të ketë asnjë ngarkesë për bizneset. Gjithashtu përmes politikave fiskale nuk do të krijojmë pabarazi në treg, këtë ua them me përgjegjësi të plotë”, ka thënë ministri Hamza.
Ai shtoi se këto masa do të kenë ndikim pozitiv për bizeset dhe për ndërmarrjet e ndryshme.
Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në Odën e Afarizmit të Kosovës tha se janë hartuar shumë dokumente për të ndryshuar ambientin e të bërit biznes. Ai ka thënë se ka pasur kërkesa që akciza për mazut të hiqet edhe për fermerët sikur që do të hiqet edhe për prodhuesit. Po ashtu ai ngriti edhe çështjen e normave të tatimit.
Ministri Hamza ka thënë se heqja e akcizës për mazut, nuk është edhe për bujqësi, sepse ai tha se fermerët përkrahen në forma të tjera.
Shaban Muja prodhues, tha se është fabrika e parë në Kosovës që nuk është vizituar asnjë herë nga zyrtarë të institucioneve të shtetit, dhe se ballafaqohet me shumë vështirësi për prodhimtari në fabrikë për takasat e larta për importin e lëndës së parë.
“Me këto tarifa doganore, unë nuk mund të jem konkurrent në tregun tonë, ngase produktet e gatshme të importuara kanë më shumë lehtësira”, tha Muja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria fillon në Central Park!
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti