Prodhimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me vetëm dy blloqe nuk garanton stabilitet për furnizim me energjie elektrike, pasi që nevojat për energji nga prodhimi vendorë nuk mbulohen në masë të mjaftueshme. KEK-u eshët duke prodhuar me dy blloqe 390 megavat orë energji elektrike, deri sa pjesa më e madhe mbulohet nga importi.
Mos prodhimi i energjisë elektrike në blloqet e KEK-ut përveç që imponon reduktime detyron edhe import të energjisë për të mbajtur sa më stabil furnizimin me energji elektrike.
Zyrtarët e KEK-ut kanë thënë se janë duke prodhuar me dy blloqe. “Aktualisht në operim është blloku A-4 i Termocentralit ‘Kosova A’ me 130 megavat për orë energji elektrike dhe blloku B-1 i Termocentralit ‘Kosova B’ me 260 megavat për orë energji elektrike”, ka treguar zëdhënësi i KEK-ut Skender Bucolli.
KEK sipas tij, ka planifikuar që ta rikthej në punë bllokun e dytë të Termocentrali “Kosova B”. “Nga sot ora 24 është paraparë hyrja në operim edhe e Bllokut B-2 të Termocentrali ‘Kosova B’ me një kapacitet prej 250 megavat për orë energji elektrike”, ka thënë Skender Bucolli.
Ndërkaq zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala ka thënë se mungesat e energjisë elektrike janë duke i mbuluar nga importi, shkruan Telegrafi.
Ai ka treguar se KEK-u është duke i prodhuar rreth 400 megavat energji elektrike, deri sa furnizimi ka thënë se është stabil. “Importi në kohë piku është duke shkuar në mbi 500 megavat për orë. Qëllimi i KEDS-it kryesor mbetet furnizimi sa më i mirë me energji elektrike, por duke pasur parasysh rënien drastike të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe kërkesën e madhe në rajon për energji, është duke u bërë gjithnjë e më i vështiri furnizimi i pandërprerë”, thekson Buzhala.
Ai ka treguar se importi i shtrenjtë i rrymës është duke krijuar humbje të mëdha në sektorin e energjisë. “Ne, edhe sot pas përpjekjeve të mëdha, kemi siguruar import shtesë gjë që ka bërë që konsumatorët të mos e ndiejnë gjendjen e krijuar”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Ai ka treguar se në kohë piku kërkesa për konsum të energjisë elektrike e kalon 1000 megavat për orë.
Kurse në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), kanë thënë se pas fillimit të heqjes së dheut nga KEK-u presin që të përmirësohet gjendja.
“Me rregullimin e situatës në Shipitullë dhe me aktivizimin e ekskavatorëve, nuk shohim ndonjë nevojë për ndarje të mjeteve për import të rrymës pasi që do të prodhohet me kapacitete të plota. Nga ana tjetër, KEDS ka një buxhet të caktuar që mbulon importet deri në një shumë të caktuar dhe nëse importet rriten jashtë çdo parashikimi, atëherë Qeveria duhet të involvohet për të normalizuar situatën”, është thënë në përgjigjet e Divizionit për Komunikim me Publikun të MZHE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë