Nën dyshimin se në mënyrë virtuale nga Lipjani është bashkuar në organizatë terroriste gjykata e Prishtinës i ka caktuar paraburgimin të dyshuarit K.P.
Në një dokument të Prokurorisë Speciale përshkruhen veprimet e personit, i cili besohet të jetë vëllai i njërit prej kosovarëve që kreu sulm vetëvrasës në qytetin Homs të të Sirisë.
Prokurori Special pretendon se veprimet e të pandehurit nisën me shpërndarjen e materialeve në rrjetin social Facebook.
“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2017, e deri më tani, në vazhdimësi përmes rrjetit social ‘Facebook’ me anë të postimit të xhirimit audio- vizuele dhe fotografive, bën propagandim në lidhje me organizatën terroriste ISIS, e duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Kallxo.com
Dokumenti sqaron se i dyshuari më 4 nëntor të këtij viti në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese, në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti e lyer me gjak, në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët në gjuhën angleze ‘Run over them without mercy’, e që në gjuhën shqipe do të thotë “nisu drejt tyre pa mëshirë ose ec mbi ta pa mëshirë.
Për të pandehurin nga Lipjani gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në anën tjetër, i dyshuari në Gjykatë me pendim të thellë ka deklaruar se nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë se çfarë ka bërë.
“Unë këto sende që i kam kryer, shpërndarjen e fotove i kërkoj falje gjykatës për këto sende sepse nuk kam menduar se do të vie puna deri këtu, andaj theksoj se jam penduar se kam bërë këtë shpërndarje të fotove dhe tani e tutje nuk do të përsëriten këto asnjëherë më në jetën time sepse nuk kam pas ndonjë qëllim të keq apo që kam menduar keq për diçka”, ka deklaruar ai në gjykatore.
Kërkesën e prokurorit për paraburgim e ka kundërshtuar edhe avokatja e tij, Sabrije Krasniqi, me arsyetimin se i njëjti është penduar për veprimet e bëra të cilat kanë ardhur si pasojë e mos dijenisë se të njëjtat janë të kundërligjshme.
“I njëjti është pa punë dhe deklaron se ka hyrë në internet dhe se nuk ka pas çfarë të bëj, i kam parë ato gjëra në internet dhe duke mos ditur se janë të ndaluara ato vetëm i kam postuar”, shtoi avokatja.
Përkundër kërkesës së të pandehurit e avokates së tij, kërkesa e prokurorit rezultoi me aprovim nga Gjykata.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka gjetur se kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, me ç‘rast edhe ka marrë vendim që t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, me arsyetimin se me këto veprime inkriminuese, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze