LAJMI I FUNDIT:

Fatura e rrymës shokoi gruan në SHBA, borxhi i saj mujor ishte hiç më pak se 284 miliardë dollarë (Foto)

Fatura e rrymës shokoi gruan në SHBA, borxhi i saj mujor ishte hiç më pak se 284 miliardë dollarë (Foto)

Një grua nga Pensilvania e SHBA-ve ka përjetuar momentin më shokues në jetën e saj, kur në fillim të muajit duke kontrolluar faturën e rrymës e kuptoi se borxhi i saj kapte një shumë marramendëse që assesi truri i njeriut nuk mund ta pranojë – bëhet fjalë për 284 miliardë dollarë.

‎Mary Horomanski‎ 58-vjeçe fillimisht kishte pyetur veten nëse kompania që e furnizon me energji elektrike ka ngritur çmimet, dhe nëse dritat dekoruese që i ka vendosur me rastin e festave të fundvitit kanë ndikuar në borxhin që i kishte ardhur, transmeton Telegrafi.


“Nëse nuk gabohem, është një borxh më i madh se ai i gjithë kombit tonë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

“Nëse i shesim të gjitha gjërat që i kemi, atëherë pas 100 viteve ndoshta do të mund të paguajmë borxhin”, ka shtuar Mary e cila për faturën e saj të super-fryrë kishte informuar të përditshmen Time News.

“Për pak sa nuk më dolën sytë nga vendi kur pashë faturën e rrymës”, ka deklaruar ajo e shqetësuar për këtë të përditshme.

Nga borxhi total prej 284.460.000.000 dollarë, Mary në fakt është dashur të paguaj për muajin dhjetor, vetëm 2884.46 dollarë.

Djali i saj i kishte telefonuar kompanisë “Penelek” që furnizon qytetin ku ata jetojnë me rrymë, me ç’rast e lajmëroi rastin e tyre. Zëdhënësi i kompanisë Mark Durbin, ka bërë të ditur se disa numra shtesë ishin “shkruar gabimisht”.

“Nuk më kujtohet nëse ndonjëherë kompania Penelek i ka dërguar dikujt një faturë me këtë shumë”, ka deklaruar ai.

Dhe pasi e përmirësuan gabimin, atyre u është shtypur një faturë e re me borxhin real prej 284, 46 dollarë. Megjithatë, pas kësaj ngjarje shokuese, Mary ka fituar një dhuratë interesante për Krishtlindje nga i biri, matësin e shtypjes së gjakut. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Pallati që po “çmend” shqiptarët, ndodhet në Yzberish dhe jetojnë pasanikët (Foto)

Pallati që po “çmend” shqiptarët, ndodhet në Yzberish dhe jetojnë pasanikët (Foto)

Interesante
Kur të shihni se çfarë ka prapa kësaj dere, do të kuptoni pse njerëzit po tallen me të

Kur të shihni se çfarë ka prapa kësaj dere, do të kuptoni pse njerëzit po tallen me të

Fun
Kalo në kategori