LAJMI I FUNDIT:

Pallati që po “çmend” shqiptarët, ndodhet në Yzberish dhe jetojnë pasanikët (Foto)

Pallati që po “çmend” shqiptarët, ndodhet në Yzberish dhe jetojnë pasanikët (Foto)

Bëhet fjalë për një pallat në Tiranë, më konkretisht në zonën e Yzberishit, administratori i të cilit ka bërë një listë çmimesh për muajin janar e deri më 20 shkurt.

Këtë listë, siç shkruan JOQ, përcjell Telegrafi, ai e ka vendosur në hyrje të pallatit.


Ajo që bie në sy është paga e administratorit, i cili merrte plotë 38 mijë lekë të reja – rreth 280 euro.

Administratori është zgjedhur nga 20 banorë të pallatit dhe që nuk dihet cila është puna e tij, veç afishimit të këtyre letrave.

Në mënyrë ironike, përbri pagës së tij është vendosur edhe ajo e sanitares, e cila është 17 mijë lekë të reja – rreth 125 euro.

“Pallati më i shtrenjtë në Shqipëri ku administratori paguhet me rrogë marramendëse 38000 lekë të reja. Pagat janë vendosur nga vetë ai. Një muaj ka që është vendosur dhe këtë çmim duhet ta paguajmë për administratorin, ndërkohë pallati vuan mungesën e ujit herë pas here, për shkak të problemeve me pompat”, ka shkruar mesazhdërguesi.

Në këtë pallat, siç shkruan JOQ, jetojnë pasanikët. /Telegrafi/

Fotografia kryesore: ILUSTRIM