Në Ditën e Krishtlindjes janë pajtuar familjet e Zef Matajt nga Famullia e Dobilares me Ibrahim Krasniqin nga Juniku.
Në Kishën e Shën Mihillit, gjegjësisht në Qendrën Rinore ‘Dom Gjergj Berisha’ në Doblibarë u bë pajtimi mes familjes së Zef Mataj me familjen e Ibrahim Krasniqi nga Juniku, pas humbjes tragjike të Patrik Mataj, i cili vdiq aksidentalisht më 26.07.2017 në Qerim Gjakovë).
“Jemi vëllezër si në të mirë, e ashtu në të vështirë. Këtë harmoni ndër fetare gjithmonë e ka dëshmuar populli ynë shqiptar, qysh prej kohës të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeu, e deri në ditët tona, siç e dëshmuan sot në ditën e pajtimit edhe familjet e respektuara, pra familja Mataj dhe familja Krasniqi”, tha famullitari, Don Alberti, transmeton Express.
“Falënderoj të gjithë kontribuesit që kanë punuar e ndihmuar famullitarin në këtë pajtim, por më lejoni t’i veçoi disa individ siç janë deputeti Anton Quni, Lekë Lekaj e sidomos meshtarët Don Roberti e Don Pashku”, theksoi ai.
Pajtimi i dy familjeve të lartëpërmendura u bë në praninë e Kryetarit të Komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, me bashkëpunëtorët e vet, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni, Komandanti i Stacionit Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, Kryetari i Junikut, Agron Kuqi, Imami i Junikut, Imer Krasniqi, Sylë Tahirsyla, profesor të nderuar dhe shumë besimtarë të tjerë nga Famullia e Doblibares.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?