LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Mogherinit: Shfuqizimi i Speciales, tmerruese dhe e dëmshme për Kosovën

Zyra e Mogherinit: Shfuqizimi i Speciales, tmerruese dhe e dëmshme për Kosovën

Një reagim të ashpër të premten ndaj përpjekjeve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale e ka bërë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke thënë se iniciativa është tmerruese dhe jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën.

“Iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tmerruese dhe ekstremisht e dëmshme”, thuhet në reagimin e saj.

Gazeta Express të hënën ka kontaktuar Zyrën e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, për të marrë një qëndrim edhe nga ajo rreth ngjarjeve të së premtes në Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësja Maja Kocijançiq ka deklaruar se qëndrimi i shprehur në Prishtinë i diplomates bullgare reflekton qëndrimin e BE-së.


“Ju lutem shikojeni qëndrimin e Zonjës Apostolova, shpreh qëndrimin e BE-së”, ka thënë Kocijançiq.

Ndryshe, BE-ja konsideron se në rast se vazhdojnë përpjekje të tilla do të rrezikohet e gjithë puna që është bërë viteve të fundit.

“Një veprim i tillë do të rrezikojë gjithë punën që është bërë viteve të fundit në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të minojë të gjithë ata që janë ngritur për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë”, ka thënë zyrtarja e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme
Kalo në kategori