LAJMI I FUNDIT:

Hasi dërgon në gjykatë Olympiakosin, pritet të fitojë mbi një milion euro nga gjiganti grek

Hasi dërgon në gjykatë Olympiakosin, pritet të fitojë mbi një milion euro nga gjiganti grek

Besnik Hasi është ende i papunë që pas shkarkimit nga skuadra greke Olympiakos.

Rezultatet e Hasit në kampionat ishin dëshpëruese edhe pse në Evropë ai arriti ta kualifikonte klubin në Ligën e Kampionëve.

E shkarkimi erdhi shumë shpejtë nga krerët e klubit grek dhe Hasi prej asaj kohe është i papunë.


Hasi ishte në pritje të parave që klubi i detyrohej, por kampioni në fuqi i Greqisë nuk kishte derdhur parat në llogarinë e gjakovarit.

Shuma që Olympiakos i ka borxh Hasit kalon shifrën e një milionë eurove dhe për këtë Hasi iu është drejtuar gjykatës.

Klubi grek duhet t’i paguaj saktësisht 1,2 milion euro gjakovarit për prishjen e njëanshme të kontratës.

Hasi pritet të fitojë këtë shumë në gjygj pasi çdo trajner i shkarkuar duhet të paguhet nga klubi.

Gjithsesi tekniku nga Kosova nuk pritet edhe gjatë të jetë i papunë, pasi flitet se mund ta marrë drejtimin e skuadrës belge Genk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori