Javier Pastore mund të rikthehet së shpejti në kampionatin italian Serie A.
Mesfushori argjentinas nuk është duke luajtur rregullisht tek gjiganti francez Paris Saint Germain.
Kësisoj ai ka paralajmëruar largimin pasi dëshiron të luaj sa më shumë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
28-vjeçari ka pranuar publikisht se i pëlqen Interi dhe se menaxheri i tij ka pasur kontakte me klubin zi kaltër.
“Menaxheri im ka pasur disa kontakte me Interin por ende nuk ka një marrëveshje me ta”.
“Mua më pëlqen Interi dhe nëse largohem nga Parisi atëherë dëshira ime është të rikthehem në Serie A”, ka deklaruar Pastore.
Te Interi argjentinasi do të bashkohej me Walter Sabatinin, njeriu që e solli atë në Evropë.
“Sabatini më solli në Palermo dhe që nga ajo kohë kemi kontakte të vazhdueshme. E kam shok, por ende asgjë nuk është vendosur”.
“Stoli nuk më pëlqen por së fundmi kam luajtur më shumë. Më duhet ta bindi trajnerin se meritoj fanellën e titullarit. Të shohim se çfarë do të ndodh”, ka përfunduar Pastore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251