LAJMI I FUNDIT:

Garrett: Maqedonia ka një kodër shumë të lartë në të cilën duhet të ngjitet (Video)

Garrett: Maqedonia ka një kodër shumë të lartë në të cilën duhet të ngjitet (Video)

Ekziston një detyrë e vështirë, Maqedonia vitin e ardhshëm të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, thotë ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Garrett, në intervistën javore për REL. Duhet të zbatohen reformat nga Plani 3-6-9, të dilet nga shteti i “robëruar”, të adresohet çështja e emrit, thotë ai.
Për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për emrin do të jenë të nevojshme vendime të rënda dhe guxim i vërtetë politik, shton Garrett.

Në pyetjen për gjendjen aktuale të Maqedonisë, pas vlerësimeve të KE-së për progresin e Maqedonisë në zbatimin e reformave të nevojshme, për atë se ku është tani vendi, pas emërimit “shtet i robëruar”, Garrett tha se një gjë është e qartë, ajo se Qeveria është plotësisht e vendosur të shkojë para dhe të ballfaqohet me “shtetin e robëruar” dhe të avancojë programin reformator. Ai shtoi se janë ndërmarrë hapa të dobishëm, hapa konkret, por bëhet fjalë për një rrugë të gjatë për çlirimin e shtetit, duke rikujtuar: kjo është maratonë, jo vrap i shkurtë.


Ambasadori Garrett gjithashtu foli edhe për atë se cilat janë reformat kyçe të cilave duhet t’ju jepet përparësi duke thënë se pikat e reformave janë shumë qartë të vendosura në Planin 3-6-9 dhe se ai është i lumtur që Ambasada britanike mund në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndihmojë në zbatimin e tyre.

“Janë të përfshira fusha si administrata publike, sistemi i kundërzbulimit, temë për të cilën u bisedua edhe gjatë vizitës së ministres për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska në Londër dhe shqyrtimi i mbrojtjes strategjike, por është shumë e vështirë të përkufizohen në mënyrë konrete”, tha Garrett.

“Po, absolutisht. Mendoj se keni një kodër shumë të lartë në të cilën duhet të ngjiteni për të arritur atje deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ka shumë për tu bërë në Planin 3-6-9, si dhe në “shtetin e robëruar” dhe detyrimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit. Pra, ekziston detyrë e vështirë, por është plotësisht e aryseshme të jetë optimist”, tha Garrett në lidhje me pyetjen se a është i arsyeshëm optimizmi i kryeministrit të vendit, Zoran Zaev.

Për mundësinë e rrezikut nga një krizë e re politike në Maqedoni në rast se bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës vazhdon edhe më tutje, ambasadori britanik tha se mendon që Maqedoni ka mbyllur një kapitull të krizave politike, që është një hap i mirë para. Por, tha ai, mbeten shumë shkaqe të nënvizuara për krizë mbeten dhe gjendja ende është e brishtë dhe rreziku mbetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori