LAJMI I FUNDIT:

Pogba humb stërvitjen, e kishte zënë gjumi

Pogba humb stërvitjen, e kishte zënë gjumi

Ylli i Manchester United Paul Pogba nuk është i njohur vetëm për klasin e tij, por së fundi është zbuluar se është edhe një gjumash shumë i madh.

Mediat angleze kanë zbuluar një ngjarje shumë interesante, që daton më 3 Dhjetorin e shkuar.

Pikërisht një ditë pas fitores së Manchester në Emirates Stadium kundër Arsenalit, francezi nuk është paraqitur në qendrën stërvitore në Carrington.


Numrit të pafund të thirrjeve telefonike nga klubi, futbollisti nuk i është përgjigjur dhe në këtë pikë i dërguan një punonjës në shtëpi(një person që merret me të gjithë yjet e skuadrës, që në të shkuar është përdorur edhe për të blerë furçe dhëmbësh për ndonjë lojtar) për ta zgjuar.

Francezi deri më tani ka pasur 38 paraqitje për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar tetë gola

Mourinho ndërkohë nuk e toleroi aspak këtë rast dhe vendosi veton: Pogba nuk u aktivizua për tre ndeshje, duke e bërë rikthimin në fushë pikërisht në humbjen e rëndë me Bristol City, e vlefshme për Carabao Cup.

Dhe pikërisht në konferencën për shtyp pas ndeshjes Jose Mourinho lëshoi disa thumbime për futbollistët e tij. “Stërvitja për ne është si një ditë e zakonshme që të duhet të shkosh në zyrë. Por ka edhe nga ata që nuk dua as të vijnë fare në zyrë”, tha portugezi, duke ju referuar rastit të Pogba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Ndërkombëtare
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Kalo në kategori