LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Cheers”: Shokë të pijes

Filmi “Cheers”: Shokë të pijes

Një fëmijë që dëshiron të rritët para kohës njoftohet me jetën që mund ta presë atë.

Filmi i shkurtër “Cheers”, me regji dhe skenar nga Norika Sefa, është një film i mbushur me aktorë të famshëm e të dëshmuar. Andi Bajgora, Luan Jaha, Bislim Muqaj, Nëntor Fetiu, Veton Osmanaj dhe Xhelal Haliti e paraqesin në mënyrë shumë reale një atmosferë të zakonshme të një kafeneje të rakisë në Prishtinë.

Lisi, një djalë i vogël i cili mbledh metale për të jetuar, pas një dite të mirë në “biznes” shkon tek kafeneja e shokëve të tij më të vjetër dhe u paguan për të ngrënë e për të pirë nga paratë e fituara të metaleve, por me gjithë dëshirën që të jetë njëri nga ta, ai nuk e gjen vetën në një mes të tillë. Ai detyrohet që të pijë raki, t’i shikojë të dehurit tek bëjnë probleme të zakonshme impulsive, dhe tenton që t’i ndjekë ata dhe veprimet e tyre.


Duke e gjetur vetën në një vend ku nuk mundet të përshtatët, me gjithë dëshirën e tij, Lisi e kupton që vendi i tij nuk është në një kafene të rakisë. Ai siç duket mes të rriturve e kupton që fëmijëria është gjëja më e shtrenjtë që ka, dhe nuk do që të përfundojë si një pijanec ditor në njërën prej kafeneve të qytetit.

Skena të mira, aktrim profesional, ngjarje e thellë, dhe realizim perfekt i këtij filmi të shkurtër. Shikojeni të plotë në http://qkk.gjirafa.com/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Magazina
Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana 'të dyshimta'

Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana 'të dyshimta'

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori