LAJMI I FUNDIT:

Gjatë këtij viti u  paraqiten 1774 ankesa te Avokati i Popullit

Gjatë këtij viti u  paraqiten 1774 ankesa te Avokati i Popullit

Gjatë këtij viti kanë qenë 1774 ankesa të paraqitura në institucionin e Avokatit të Popullit, prej tyre, 924 kanë qenë të papranueshme, 819 të tjera janë raste të hapura për hetim dhe 61 të tjera janë ankesa të hapura sipas detyrës zyrtare.

Kështu u tha në një konferencë për media të Avokatit të populli, ku u theksuar se në të gjitha këto raste kanë qenë 3144 persona të përfshirë në ankesat e paraqitura.

Zëdhënësja në këtë institucion, Majlinda Sinani-Lulaj në një konferencë për media, ka paraqitur vizualisht statistikat e rasteve të hetuara dhe atyre që janë në proces të hetimit.


“Numri i ankesave të paraqitura dhe rasteve të hetuara në institucionin e Avokatit të Popullit, numri i përgjithshëm i ankesave të paraqitura për vitin 2017, është 1774, gjithmonë po flasim për statistikat deri me përafërsisht 20 dhjetor. Numri i personave që janë të përfshirë në ankesat e paraqitura  është 3144, numri i ankesave të shpallura të papranueshme 924, numri i rasteve të hapura për hetim nga ankesat e paraqitura 819, ndërsa rastet e hapura sipas detyrës zyrtare(Ex Officio),siç shpesh i referohemi është  61”, tha ajo.

Lulaj po ashtu përmendi edhe fenomenin e dallimit gjinor që është i shprehur kudo në jetën publike në Kosovë, ku pjesëmarrja në ankesa është 74% për meshkujt, ndërsa,  26% për femrat.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, u shpreh mjaft i lumtur për disa nga arritjet në këtë institucion, siç janë: fuqizimi i hetimit të rasteve mbi bazën e EX OFFICIO, fokusi i veçantë promovimit të drejtave të njeriut etj.

“Bëhet fjalë për Barometrin e Ballkanit, i cili e ka vlerësuar institucionin e Avokatit të Popullit si institucionin më të besueshëm në Ballkan dhe Republika e Kosovës e zë vendin e parë në rajon sa i përket këtij institucioni,  në krahasim me të gjitha institucionet e tjera. Është një arritje e madhe në krahasim me periudhën paraprake të punës që është bërë në institucionin e Avokatit të Popullit”, tha ai.

I pyetur se cilat janë problemet më të hasura në vend, ai tha se problemet më të theksuara i referohen funksionimit të administratës publike dhe sistemit gjyqësor.

Krejt në fund, Jashari ndau  mirënjohje për Enis Veliun, redaktorin e gazetës “Zëri”, për  kontributin e veçantë në fushën e të drejtave të njeriut, nëpërmjet punës hulumtuese gazetareske, konkretisht për hulumtimin e tij  se si për gati dy dekada qytetarët shqiptarë kanë paguar energjinë elektrike, të cilën e kanë shpenzuar qytetarët serb në veri të Kosovës, e që kjo shumë kalon shifrën mbi 100 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori