Efektet e punës njëqind ditore Qeverisë Haradinaj do të ndihen në vitin e ardhshëm. Vendimi më kulminant i punës së kësaj Qeverie është marrëveshja për ndërtimin e Kosova e Re, e cila sjell mbi një miliardë euro dhe e filuar vite më parë është jetësuar pikërisht në këtë qeverisje.
Kështu e ka vlerësuar punën e shefit të tij, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në një intervistë për KosovaPress.
Sipas tij marrëveshja që kjo Qeveri ka arritur për 100 ditë nuk do të mund të arrihej as për këto 20 vjet dhe tha se sipas tij gjitha tjerat janë nën hijen e këtij rezultati që Limaj e ka quajtur të madh.
“Kulmi i këtij 100 ditëshi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes për Termocentralin. Unë ndihemi mirë që përfundimisht pas 18 viteve ne arritëm ta përmbyllim këtë marrëveshje. Një marrëveshje shumë e rëndësishme për ekonominë e Kosovës, ku për herë të parë Kosova ka një investim kaq të fuqishëm si asnjëherë më parë, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Nuk ka ndonjë investim direkt që ka pasur më të fuqishëm me mbi 1 miliard euro . Dhe ky është lajmi më i mirë që i ka ndodh Kosovës . Jo për këto 100 ditë por për këto 20 vite dhe si me thënë të gjitha të tjerat janë nën hijen e këtij rezultati të madh të nënshkrimit të kësaj marrëveshje që besoj në vitin 2018-të do të shohim hapa konkret të fillimit të përgatitjes për fillimin e punimit do të fillojnë në fillim të vitit 2019-të.”, tha Limaj.
Ai po ashtu ka shtuar se lidershipi dhe Qeveria, duhet të jenë nxitës të hapjes së projekteve dhe mundësive për njerëzit.
Limaj tha se njerëzit e Kosovës pavarësisht sektorëve ku punojnë duhet ta shohin që Qeveria e tyre është nxitëse, është frymëzuese për t’iu dhënë shpresë me veprime dhe vendime.
“Ne kemi vendosur që Qeveria të luajë detyrën e vet që e ka .Drejtuesi, lidershipi dhe Qeveria duhet të jetë nxitëse e hapjes së projekteve dhe mundësive për njerëzit. Njerëzit e Kosovës pavarësisht sektorëve ku punojmë ne ata duhet ta shohin që Qeveria e tyre është nxitëse , është frymëzuese , jep shpresë me veprime dhe vendime. Ju hap rrugë ju largon barrierat , vështirësitë me të cilën janë ballafaquar ata që ata me mund lirshëm me i kryer punët e tyre edhe me i arrit objektivat që kanë . Këtë është duke e bërë kjo Qeveri edhe shpresoj që kështu me këtë ritëm me këtë dinamik do të vazhdoj edhe në vitin 2018” , tha Limaj.
Limaj është pjesë e Qeverisë Haradinaj, ku përveç postit të zëvendëskryeministrit, drejton edhe tri Ministri, atë të Tregtisë dhe Industrisë, të Arsimit dhe të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet