Kontratat e re e Icardit, për ta blerë argjentinasin duhen 200 milionë euro
Nga golat te paratë, diçka që është e pashmangshme për futbollistët, e në veçanti për lojtarë golashënues siç është edhe Mauro Icardi.
Plot 17 gola në 17 ndeshje deri tani, gjithsej 95 me fanellën e Interit, e për këtë arsye çështja e kontratës mbetet pashmangshmërisht në qendër të vëmendjes.
Tani për tani, Icardi ka një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit 2021, me një pagë prej 5.5 milionë eurosh në sezon dhe një klauzolë për prishjen e saj prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për jashtë Italisë dhe që hyn në fuqi nga 30 qershori i vitit 2018.
Ndërhyrja e parë në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale u bë verën e vitit 2016, u ribë pranverën e këtij viti, e me siguri që nga janari që vjen ndoshta do të rishkruhet edhe njëherë.
Klubi zikaltër duket se ka përveshur mëngët për t’i dhënë fund çdo dritareje të mundshme për largimin e Icardit diku tjetër. Për momentin po diskutohet për një kontratë që do të skadojë më 30 qershor të 2022-shit, me një klauzolë që pritet ende të përcaktohet, e një pagë që do të rritet deri në 7 milionë euro.
Kjo është ajo që thuhet “zyrtarisht” nën zë, pa një dalje publike, por një faqe interneti dedikuar ekskluzivisht lajmeve nga bota e Interit hedh një tezë të vetën.
Kontrata e re mund të zgjasë deri në 2023-shin, paga do të jetë 7.5 milionë euro, ndërsa kërkesa e bashkëshortes-menaxhere të Icardit, Wanda Nara, është që klauzola të rritet në 130 milionë euro.
Nuk dihet sesa do t’i pranojë klubi zikaltër kohëzgjatjen dhe pagën, por ajo që dyshohet se është e sigurt ka të bëjë me klauzolën: as 100 dhe as 130, por 200 milionë euro, në mënyrë që të mbajë larg çdo tentativë nga klubet e huaja që ta rrëmbejnë argjentinasin. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëYlli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli
Zlatan Ibrahimovic tregon nëse Milani do ta transferojë Marcus Rashfordin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali