LAJMI I FUNDIT:

PZAP hedh poshtë 14 ankesat e AAK-së për rivotimin në Istog (Dokument)

PZAP hedh poshtë 14 ankesat e AAK-së për rivotimin në Istog (Dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë 14 ankesat e parashtruara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me rivotimin në komunën e Istogut.

Në vendimin e PZAP-së, thuhet se nga 14 ankesat, 13 prej tyre janë refuzuar si të pabazuara kurse një ankesë është hedhur si e palejuar.

“Dje me datë 19.12.2017 Paneli ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat e parashtruara në PZAP nga Subjekti Politik – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lidhur me rivotimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut të mbajtura me datë: 17.12.2017.

Ankesat janë shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor prej 72 orëve, afat ky i cili ka filluar dje me datën 18.12.2017 nga ora 19:00 e i cili përfundon ditën e enjte me datën 21.12.2017 në ora 19:00. 13 ankesa janë refuzuar si të pabazuara. 1 ankesë është hedhur si e palejuar”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ndaj vendimeve të PZAP-it mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të vendimit të PZAP-it. Ndërsa

Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve prej momentit të dorëzimit të ankesës në Gjykatën Supreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin

Politikë
Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Kronika e Zezë
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
​

​"Mbylle gojën", "Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë" - sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputetet e pozitës dhe opozitës

Lajme
Kalo në kategori