LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet për media seanca ndaj deputetëve për lotsjellësin, Veseli nuk dëshmon as sot

Mbyllet për media seanca ndaj deputetëve për lotsjellësin, Veseli nuk dëshmon as sot

Seanca ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika kadaj- Bujupi, Faton Topalli e Albulena Haxhiu për lotsjellësin në Kuvend është e mbyllur për media.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe  deputetja Albulena Haxhiu.


Ajo ka thënë se me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli është mbyllur seanca për mediat.

“Me urdhër të Kadri Veselit, në seancën gjyqësore që pritet të filloj pas pak, janë përjashtuar mediet! Kjo është skandaloze!”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Por, seanca gjyqësore e cila ishte paraparë të mbahet në ora 09:00, është shtyrë për në ora 10:00.

Në këtë seancë ishte ftuar për të dëshmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por meqenëse seanca u shty momentet e fundit, Veseli shkoi nga Gjykata.

Kabineti i kryeparlamentarit Veseli ka sqaruar se kryeparrlamentari kishte planifikuar kohën për këtë seancë dhe ishte i pranishëm në Gjykatë sipas ftesës.

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sipas ftesës, ka qenë sot në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës vitin e kaluar. Ora 09:00 kryetari Veseli është njoftuar se seanca nuk ishte në ora 9:00, por është shtyrë për në ora 10:00. Për shkak të ndërrimit të kohës së seancës, pa njoftim paraprak, dhe agjendës së planifikuar më herët, në takime dhe aktivitete të tjera ditore, ai e ka të pamundur të merr pjesë në seancë gjyqësore. Kryeparlamentari Veseli ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, është i hapur që të bashkëpunoj me sistemin e drejtësisë lidhur më këtë rast që po gjykohet, dhe do t’i përgjigjet ftesës edhe herëve të tjera, siç ka bërë edhe sot”, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndryshe, katër deputetët e Vetëvendosjes, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. /Telegrafi/