LAJMI I FUNDIT:

Tifozi tenton ta sulmojë Pep Guardiolan, rojet e ndalojnë (Foto)

Tifozi tenton ta sulmojë Pep Guardiolan, rojet e ndalojnë (Foto)

Një tifoz është futur në fushë në ndeshjen mes Leicester dhe Manchester Cityt, ndërsa ka dashur të ofrohet te Pep Guardiola.

Spanjolli ishte jashtë zonës së caktuar të trajnerit, kur tifozi u fut në fushë.

Guardiola foli për rastin: “Unë mendoj se ai donte këmishën time! Por isha i sigurt. Nuk ka problem”.


Tifozi ishte vetëm disa metra larg nga Guardiola kur kujdestarët e fushës e ndaluan. Ai u kap nga dy anëtarë të sigurisë.

Burri u ulë në tokë, kur u mundua edhe të lirohej nga rojat, por që pastaj u shoqërua nga lokalet.

Gjatë këtij incidenti u pa që tifozi i tha dicka Guardiolas. Trajneri i Cityt i priti fjalët e tij me buzëqeshje.

Manchester City kaloi tutje vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1. /Telegrafi/