LAJMI I FUNDIT:

Babai shanë pandërprerë, i nervozuar me pajisjen teknologjike (Video)

Babai shanë pandërprerë, i nervozuar me pajisjen teknologjike (Video)

Sophie Vango nga Shtetet e Bashkuara, ka filmuar babanë që shante gjatë tërë kohës, pasi ishte nervozuar me një pajisje elektronike.

Madje, ai nervozohet edhe më shumë, kur e bija që qeshte i kërkon të shpejtojë sepse i duhet të shikojë një film, ndërsa e lutë që t’i blejë edhe një pako me çipsa, transmeton Telegrafi.

“Kjo gjë më ka shkatërruar nervat. Do ta lë që ta rregulloni vet”, ka thënë ai, pasi hoqi dorë përfundimisht.


Videoja e postuar në Twitter, është shpërndarë më se 20 mijë herë, ndërsa shumë shikues kanë thënë se kanë provuar eksperiencë të ngjashme.

“Më vinte ta godisja me forcë, ndjehesha si njeri i humbur” ka qenë një nga komentet e shumta. /Telegrafi/

https://youtu.be/sCy6emeUcZc