LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi në bisedime të avancuara me Hazardin

Real Madridi në bisedime të avancuara me Hazardin
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 16: Eden Hazard of Chelsea looks on during the Premier League match between Chelsea and Southampton at Stamford Bridge on December 16, 2017 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Real Madridi ka bërë progres në bisedimet  me yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Lajmin e jep Diario Gol që shkruan se palët janë takuar disa herë dhe është një atmosferë e mirë e negocimit.

Zinedine Zidane është ai që i bën presion presidentit Florentino Perez, për ta sjell Hazardin në Real Madridi.


Lojtari do të kalojë në Santiago Bernabeu pas Kampionatit Botëror.

Nëse Hazard do të kalonte në Madrid, atëherë Marco Asensios do t’i hapej rruga për një kalim të mundshëm në Ligën Premier.

Për të ka interesim nga Manchester City.

Hazard e ka rinovuar së fundmi kontratën me Chelsea, ndërsa klubi londinez është i interesuar që ta rris ende pagën e tij. /Telegrafi/