LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Interi meriton të lëvdohet

Spalletti: Interi meriton të lëvdohet

Luciano Spalletti ka këmbëngulur se skuadra që ai e njeh nuk është ajo që humbi 3-1 ndaj Udineses, por është skuadra e cila i ka arkëtuar 40 pikë nga 17 ndeshje.

Nerazzurët pësuan humbjen e parë nga Udinese nën drejtimin e Spallettit, pro trajneri nuk ka treguar ashpërsi ndaj lojtarëve.

“Ne shpresojmë se do të jenë Krishtlindje me dashuri, përqafime e knaqësi”.


“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë festë për të qëndruar të bashkuar, sepse lojtarët e mi nuk janë ata që humbën 3-1 nga Udinese, por që arritën 40 pikë nga 17 ndeshje dhe ata meritojnë respekt”.

“Shpesh kur flasim për ekipin tim unë them se tifozët janë ekipi jonë i dytë, sepse ata janë prapa nesh në secilën ndeshje”.

“Ata na duartrokitën edhe pas humbjes dhe kjo na bën shumë më të fortë”, potencoi Spalletti.

Nerazzurët pësuan 3-1 nga Udinese falë një pjese të dytë katastrofale.

Interi të shtunën i shkon Sassuolos në top formë në Mapei Stadium. /Telegrafi/