LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje pritet që këtë diele të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Vetëvendosje pritet që këtë diele të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se tashmë janë mbledhur nënshkrimet e 2/3 e të gjithë delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për thirrjen e mbledhjes së këtij organi partiak.

” Me Statut dhe Rregullore nevojitet vetëm 1/5 e nënshkrimeve e të gjithë delegatëve të Këshillit për ta thirrur e për ta mbajtur këtë mbledhje”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë të gjitha nënshkrimet e grumbulluara sot dhe në orët në vijim, do t’i dorëzohen nesër paradite Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, për ta thirrur mbledhjen organit më të lartë vendimmarrës këtë të diel më 17 dhjetor.


Postimi i plotë në Facebook:

Gjatë tre ditëve të fundit ka patur një kërkesë të drejtë dhe të shtruar masivisht nga anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lart vendimmarrës. Për më tepër, mbledhja e fundit e këtij Këshilli është mbajtur më 20 gusht 2017, dhe me Statut mbledhjet e këtij organi duhen mbajtur së paku një herë në tre muaj. Me bindjen e thellë te parimet e demokracisë së brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjatë ditës së sotme, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse, janë mbledhur nënshkrime nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për ta mbajtur mbledhjen e këtij Këshilli ditën e diel, data 17 dhjetor 2017.

Deri tani e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për ta mbajtur këtë mbledhje 2/3 e të gjithë delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me Statut dhe Rregullore nevojitet vetëm 1/5 e nënshkrimeve e të gjithë delegatëve të Këshillit për ta thirrur e për ta mbajtur këtë mbledhje. Kështu, tashmë kriteri është përmbushur, por ka ende delegatë që dëshirojnë të nënshkruajnë dhe kemi vendosur që të presim dhe pak që ata të na e kthejnë të plotësuar formularin e grumbullimit të nënshkrimeve.

Të gjitha nënshkrimet e grumbulluara sot dhe në orët në vijim, do t’i dorëzohen nesër paradite Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Hydajet Hyseni, për ta thirrur mbledhjen organit më të lartë vendimmarrës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtë të diel, data 17 dhjetor 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori