LAJMI I FUNDIT:

Aliu i quan sëmundje të spektrit politik, zhvillimet në Vetëvendosje

Aliu i quan sëmundje të spektrit politik, zhvillimet në Vetëvendosje

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, zhvillimet e fundit në këtë lëvizje ka thënë se sa janë aq edhe nuk janë të befasishme.

“Është një sëmundje jo vetëm e kësaj partie por e gjithë spektrit politik”, ka thënë Aliu.

“Vetëvendosje ka hyrë brenda këtij sistemi politik që ka rregullat e veta në bazë të cilit duhet funksionuar”, ka shtuar ai.

“Rritja e fundit e këtij subjekti ka ngjallë orekse brenda tyre. Ambiciet dalin aty për aty, dikush mendon se është shumë i madh me votat që ka marrë në një proces zgjedhor”, ka thënë Aliu, në Info Magazine në Klan Kosova.

Sipas tij në këtë subjekt janë shfaqur taborët sikur te të gjitha partitë tjera.

“Shumëçka ka aty, se kjo lëvizje ka përfshi brenda vetes të gjitha shtresat e ndryshme të shoqërisë, kryesisht rini. Një pjesë tepër e madhe janë shumë të rinj që nuk kanë arrit të kapin kontinuitetin”.

“Duhet gërshetim gjeneratash dhe kam insistuar të ketë një këshill që të jetë si filtër, jo diktatorial, por i një kulture politike dhe një raporti të ri me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë Aliu, i cili tash nuk është pjesë e Vetëvendosje. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori