LAJMI I FUNDIT:

Hungaria dhe Kosova do ta rrisin bashkëpunimin ekonomik

Hungaria dhe Kosova do ta rrisin bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, të kryesuar nga komisioneri ministror Istvan Joo dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë Markusz Laszlo.

Ministri Hamza falënderoi përfaqësuesit e shtetit hungarez për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme në zhvillimin e shtetit të Kosovës si dhe e njoftoi delegacionin për stabilitetin makro fiskal, prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe për ambientin e përshtatshëm për të bërë biznes.

Ai gjatë takimit theksoi se Kosova ka nevojë për përmirësim të infrastrukturës së trajtimit të ujërave të zeza, dhe në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për themelimin e Programit Kornizë për bashkëpunim financiar ku me këtë Program do të realizoheshin projekte konkrete.


Ndërkaq, komisioneri Istvan Joo e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e Hungarisë për rritjen e bashkëpunimit jo vetëm në fushën politike por edhe në atë ekonomike. /Telegrafi/