LAJMI I FUNDIT:

Morata mungon ndaj Huddersfieldit, konfirmon Conte

Morata mungon ndaj Huddersfieldit, konfirmon Conte

Alvaro Morata është konfirmuar se do të mungojë në sfidën e ardhshme të Chelseat ndaj Huddersfieldit me Antonio Conten që arsyetohet me kalendarin e ngjeshur për këtë mungesë.

Blutë kanë luajtur shtatë ndeshje që prej 18 nëntorit dhe kanë kalendar të ngjeshur si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Conte beson se lojtarët e tij po fillojnë të vuajnë nga lëndimet dhe problemet fizike për shkak të punës së madhe e cila do të vazhdojë edhe përgjatë Krishtlindjeve.


“Morata është jashtë, sepse ai është i lodhur dhe ka problem në shpinë”.

“Mendoj se kur luajmë çdo tri ditë, është e pamundur të kemi një sesion normal të stërvitjes dhe të punojmë në aspektet fizike. Është e pamundur. Është e pamundur sepse duhet të përgatiteni me lojtarët për një ndeshje çdo tri ditë”.

“Mendoj se ne duhet të ballafaqohemi me realitetin dhe të bëjmë më të mirën. Nëse unë qëndroj këtu dhe ankohem nuk është e drejtë. Ne duhet të tentojmë të bëjmë më të mirën”, u shpreh Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deschamps u tall me Thuramin për shkak të veshjes, sulmuesi i Interit nuk e kuptoi shakanë dhe krijoi të qeshura

Deschamps u tall me Thuramin për shkak të veshjes, sulmuesi i Interit nuk e kuptoi shakanë dhe krijoi të qeshura

Ndërkombëtare
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier

Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier

Ndërkombëtare
“Jam i shqetësuar”, legjenda e Real Madridit kritikon taktikat e Ancelottit këtë sezon

“Jam i shqetësuar”, legjenda e Real Madridit kritikon taktikat e Ancelottit këtë sezon

La Liga
Man Utd refuzoi një nga sulmuesit më klinik në Evropë për të nënshkruar me Hojlund

Man Utd refuzoi një nga sulmuesit më klinik në Evropë për të nënshkruar me Hojlund

Premier League
Real Madridi merr vendimin e madh për Alexander-Arnold pas situatës së krijuar me lëndimin e Carvajal

Real Madridi merr vendimin e madh për Alexander-Arnold pas situatës së krijuar me lëndimin e Carvajal

La Liga
Kalo në kategori