LAJMI I FUNDIT:

”Kongresi i OBRM-PDUKM-së do të mbahet në Vallandovë më 22 dhe 23 dhjetor” (Video)

”Kongresi i OBRM-PDUKM-së do të mbahet në Vallandovë më 22 dhe 23 dhjetor” (Video)

Hristijan Mickoski, sekretari i OBRM-PDUKM-së, ka përgënjeshtruar të gjithë tentimet e burimeve të ndryshme të OBRM-PDUKM-së, duke thënë se Kongresi i OBRM-PDUKM-së do të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”E informoj opinionin publikun se Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së, vendosi për datën dhe vendin e mbajtjes së kongresit të 16-të të partisë. Datat janë 22 dhe 23 dhjetor, në Vallandovë ku do të marrin pjesë 544 delegatë, lista e të cilëve do të publikohet në ueb faqen zyrtare të partisë” tha para mediave menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit Qendror, Hristijan Mickoski, sekretari i OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo kuptohet se kjo parti do të ketë kryetar të ri, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. /Telegrafi/