E plotësuar: Artistja Anxhela Peristeri ka arritur të triumfojë në edicionin e 19-të të festivalit “Kënga Magjike”.
Plot 20 artistë u ngjitën në natën finale të festivalit “Kënga Magjike 2017” të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, ndërsa Anxhela Peristeri me këngën e saj “E çmendur” rezultoi të jetë më e votuara nga artistët pjesëmarrës.
“Kënga “E çmendur” është një kompozim i Kledi Bahitit, ndërsa vargjet e saj janë shkruar nga Olti Curri.
Vendi i dytë shkoi për artisten Elhaida Dani me këngën e saj “E ngrirë”, ndërsa vendi i tretë për Fifin dhe këngën e saj shumë të suksesshme, “Zhurmë”.
Më poshtë ju sjellim listën me 20 fituesit e çmimeve sonte (e shtunë) në natën finale të “Kënga Magjike 2017”
Elhaida Dani fiton “Çmimin e Kritikës” për këngën më me vlera të festivalit
Artistja Elhaida Dani është shpërblyer në natën finale të festivalit “Kënga Magjike 2017” me “Çmimin e Kritikës”.
Ky çmim cilësohet si një nga çmimet më të rëndësishme të festivalit, sepse jepet për këngën më me vlera, dhe për fituesin e tij kalohet në një skaner profesionalizmi deri në imtësi.
E pra, kënga “E ngrirë” e Elhaida Danit ishte e duhura për këtë çmim. Kjo këngë është një kompozim i vet këngëtares, dhe është orkestruar nga Darko Dimitrov.
Vet Elhaida në një intervistë për telegrafin kishte rrëfyer se kjo këngë është një nga më të bukurat që ka sjell këtë vit, ndërsa ndjehet shumë e lumtur që është pjesë e natës finale.
Klint Çollaku merr çmimin e produksionit “Jon Music”
“Kënga Magjike” ka dhuruar në çdo edicion çmimin “Jon Music” – çmim ky që mban emrin e djalit të producentit Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea.
Ky çmim iu dhuruar artistit të ri Klinti Çollaku, i cili është i njohur për publikun nga spektakli i talenteve “The Voice of Albania”.
Klinti këndoi në skenën e Pallatit të Kongreseve, këngën e tij “Më s’më gjen”.
Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës! Këndon së bashku me vajzën në finale
E njohim prej shumë vitesh vetëm si prezantues, por Ardit Gjebrea vendosi që në edicionin e 19-të të rikthehet si këngëtar.
Ai interpretoi së bashku me vajzën e tij të vogël, Anën, një këngë të re të punuar nga Darko Dimitrov, dhe me vargje të shkruara nga Olti Curri.
Për më shumë lexoni lajmin e plotë duke klikuar KËTU.
Çmimi “Best Etno Trend” shkon për Rovena Dilon
Festivali “Kënga Magjike 2017” dhuroi edhe çmimin “Best Etno Trend”.
Ky çmim shkoi për këngën më interesante të festivalit, e miksuar në një stil më të veçantë, e që kësaj radhe i takoi Rovena Dilos, për këngën e saj “Ke le për mu”.
Ndryshe nga herët e tjera, këngëtarja e njohur është paraqitur me një këngë ndryshe, të kënduar në dialektin gegë.
Çmimi “Balada më e mirë” shkon për Samanta Karavella-n
Këngëtarja Samanta Karavella është shpërblyer me çmimin “Balada më e mirë” për këngën e saj të titulluar “E humbur”.
“Ju falënderoj të gjithë ju, sepse këtë çmim jua kam dedikuar juve”, është shprehur këngëtarja Karavella referuar publikut.
Kënga e saj “E humbur” është punuar nga Kledi Bahiti, me tekst të Olti Currit, dhe orkestrim nga Darko Dimitrov.
E kontaktuar nga Telegrafi, Samanta ka thënë shkurt se është duke e shijuar pjesëmarrjen e saj në këtë festival, ndërsa ndjehet e lumtur të jetë pjesë e finales.
“Çmimi i Interpretimit” shkon për Kastro Zizon dhe Rea Nuhun
Nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2017” ka ndarë edhe “Çmimin e interpretimit”, në të cilin ishin të nominuar artistët: Rovena Stefa, Anxhela Peristeri, dhe dueti mes Kastro Zizos dhe Rea Nuhut.
Këta dy të fundit arritën të fitojnë çmimin, ndërsa më pas interpretuan live këngën e tyre “Pa faj”.
Blerina Braka fiton çmimin e madh “Çesk Zadeja”
Këngëtarja Blerina Braka është shpërblyer me çmimin e madh, “Çesk Zadeja”, në natën finale të “Kënga Magjike 2017”.
Ajo ka falënderuar familjen e saj: dy prindërit, si dhe bashkëshortin, ndërsa ka interpretuar live këngën e saj “Mirupafshim dashuri”.
Stine rrëmben “Çmimin Diskografik”
Këngëtari i njohur Stine është shpërblyer me “Çmimin Diskografik”.
Ky çmim, i cili viteve të kaluara jepej për diskografinë (albumet më të shitura), me kalimin e viteve dhe ndryshimin e tregut, tani i referohet këngëve më të klikuara dhe të blera në internet, e që mesa duket rezulton të jetë kënga “Ma more zemrën” e këngëtarit Stine.
Në një intervistë për Telegrafin Stine ishte shprehur: “Këtë këngë e interpretoj me gjithë qejf, kam përgatitur një performancë të bukur me shumë statistë, ndërsa sa i përket vlerësimit, atë pjesë sigurisht ua kam lënë të tjerëve”.
“E zhurmshmja” Fifi shpërblehet me çmimin “Kënga HIT”
E si mund të ndodhte ndryshe? “Kënga hit” shkoi për këngën “Zhurmë” të artistes nga Kosova, Filloreta Raçi – Fifi.
“Rëndësi ka që unë e kam fituar çmimin e publikut”, u shpreh këngëtarja duke iu referuar faktit se ndjehet krenare që kënga e saj është bërë hit.
Fifi në një intervistë për Telegrafin kishte treguar se kënga e saj “Zhurmë” është e frymëzuar nga një histori personale në jetën e saj, dhe se ndjehet mirë për suksesin e arrirë.
“Zhurmë” është njëherësh edhe kënga më e klikuar e festivalit.
NRG Band fitojnë çmimin “Grupi më i mirë”
Grupi i njohur nga Peja, të cilët pas 10 vitesh u prezantuan në “Kënga Magjike”, arritën që ta ruajnë prestigjin e “Grupit më të mirë”, duke u shpërblyer kështu edhe me këtë çmim në natën finale.
NRG Band interpretuan live këngën e tyre hit “Gocat me martini”, e cila ka ndezur paksa atmosferën për të pranishmit.
Ndryshe, lideri i grupit, NRG Band rrëmbeu duartrokitjet e të gjithëve teksa u shpreh se këtë çmim ia dedikon vajzës që do ta sjellë së shpejti në jetë.
Egzona Ademi fiton çmimin “RTV 21 Kosovë & Maqedoni”
Këngëtarja nga Kosova, Egzona Ademi, është shpërblyer me çmimin e Radio Televizuionit 21 në Kosovë dhe Maqedoni.
Ky çmim, i cili dhurohet për këngën më të dëgjuar nga festivali në këto dy televizione, i shkoi këngës “E ndjej”, të cilën Egzona e interpretoi live para publikut.
Ajo falënderoi së pari Zotin, kompozitorin e këngës, Adrian Hilën, e ndërsa çmimin ia dedikoi nënës së saj.
Çmimi “Artisti i ri më i mirë” i jepet këngëtarit John Shahu
Në natën finale u prezantua një performancë shumë e veçantë me një kolazh këngësh nga Agim Krajka, të cilat u kënduan nga juria e festivalit dhe artistët e rinj në konkurrim.
Pas performancës, erdhi edhe radha për të ndarë çmimin “Artisti i ri më i mirë”, çmim ky i cili shkoi për John Shahun, një i ri shqiptar nga Australia, i cili konkurroi këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën e tij “Medicine”.
“Best Duet” shkon për vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti
Nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2017” ndau edhe çmimin e duetit më të mirë, i cili shkoi për vëllezërit korçari, Endri dhe Stefin.
“Kush më mirë se dy vëllezër mund ta meritojnë çmimin e një dueti?” – kështu u shpreh producenti Gjebrea teksa u dorëzoi kupën në skenën e Pallatit të Kongreseve.
“E prek magjinë” titullohet kënga e dyshes që u solli këtë çmim sivjet në festivalin “Kënga Magjike”.
Stresi, Anxhelo Koçi dhe Flor Bana më të votuarit në internet, fitojnë çmimin “Best Artist on Web”
Reperët Stresi, Anxhelo Koçi dhe Flor Bana kanë arritur të fitojnë çmimin e internetit, i cili në “Kënga Magjike” quhet “Best Artist on Web”.
Ky çmim i adresohet këngës më të votuar në internet, e cila ka qenë “Sa herë e don:, të cilën treshja në fjalë e interpretuan live në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Ashtu siç kishte treguar se do bënte më herët, rap-artisti Stresi ia dedikoi çmimin kushëririt të tij të ndjerë, Gojart Lushajt, i cili u nda nga jeta në moshë të re këtë vit.
Çmimi “Metropol (Kontributi artistik)” shkon për Aurel Thellimin
Këtë vit në “Kënga Magjike” u nda një çmim shumë i veçantë i quajtur “Metropol”, i cili i jepet artistit për kontribut artistik referuar qytetit të Tiranës, e që gjithmonë është cilësuar si metropoli shqiptar.
Aurel Thelimi është artisti së cilit iu dha ky çmim, kjo për faktin se ai ka dhënë kontributin e tij artistik ndër vite duke kënduar në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, si dhe shumë shfaqje tjera të njohura.
Ai interpretoi live para publikut këngën e tij “E diel”
Lind Islami fiton çmimin “Kënga Stil”
Në festivalin “Kënga Magjike” asnjëherë s’ka munguar çmimi “Kënga Stil”, të cilin kësaj radhe e fitoi këngëtari nga Peja, Lind Islami.
Ai falënderoi përkrahësit e këngës së tij, publikun si dhe të dashurën, Venera Lumani, e cila njëherësh është anëtare e jurisë në Kënga Magjike.
Xhesika Polo shpërblehet me çmimin e Televizionit Klan
Këngëtarja e re Xhesika Polo ka arritur të fitojë një prej çmimeve më prestigjoze, atë të televizionit KLAN.
Ajo ka falënderuar producentin Aleksandër Frangaj dhe gjithë publikun që e ka mbështetur, ndërsa ka kënduar këngën e saj “Jetën ma fal”.
Valon Shehu fiton çmimin “Artisti më i pëlqyer”
Këngëtari nga Gjakova, Valon Shehu ka kënduar i treti në radhë në natën finale të “Kënga Magjike 2017”.
Ai performoi para publikut baladën e tij “Një ditë”, ndërsa ka rrëmbyer duartrokitje të shumta me interpretimin e tij live.
Alar Band fitojnë çmimin Best Dance
Grupi i njohur Alar Band janë shpërblyer me çmimin “Best Dance” për këngën e tyre “Leni onjant”.
Ata interpretuan ‘live’ këngën e tyre, ndërsa kanë marrë me vete kupën e parë të natës finale.
Mentor Haziri fiton çmimin “Zëri më i bukur mashkull”
I dyti në radhë ishte këngëtari nga Kosova, Mentor Haziri, i cili ka arritur të rrëmbejë çmimin “Zëri më i bukur mashkull”.
“Plagë në zemër” titullohet kënga e tij, të cilën Haziri e interpretoi ‘live’ para publikut në mënyrën më korrekte të mundshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë