LAJMI I FUNDIT:

Gianluigi Buffon nuk mbron kundër Interit

Gianluigi Buffon nuk mbron kundër Interit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka zbuluar emrat e lojtarëve që ka ftuar për derbin kundër Interit.

Bardhezinjtë mund të marrin kryesimin e Serie A, të paktën përkohësisht, nëse fitojnë “Derby d’Italia”, por do të duhet ta bëjnë këtë pa kapitenin e tyre.

Allegri paralajmëroi në konferencën për shtyp më parë se ishte e pamundur që portieri të ishte i aftë pas një dëmtimi të këmbës dhe Gianluigi Buffon nuk është përfshirë në skuadër.


Si rezultat, 18-vjeçari Leonardo Loria vjen si zgjedhje e tretë pas Wojciech Szczesny dhe Carlo Pinsoglios.

Stephen Lichtsteiner gjithashtu mungon, por Giorgio Chiellini është kthyer në skuadër pas mungesës së udhëtimit në mesjavë në Olympiacos.

Kujtojmë se 39-vjeçari ka veshur 398 herë fanellën e kampionëve italianë dhe 175 raste ka mbrojtur portën e kombëtares.

Skuadra e Juventusit do të përballet me Interin: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukiq, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi , Loria. /Telegrafi/