LAJMI I FUNDIT:

Poligloti Edvin Cami vizitoi Kosovën

Poligloti Edvin Cami vizitoi Kosovën

Rëndësi e madhe duhet t’i jepet edukimit të studentëve edhe përmes ligjëratave publike, e kjo sepse nga të dëgjuarit e përvojave të shumta jetësore dhe profesionale, studentët mund të mësojnë shumë.

Institucioni i cili në vazhdimësi merret me organizimin e ligjëratave të tilla, padyshim është Kolegji Universum.


Kësaj radhe i ftuar në një ligjëratë publike ishte profesori dhe Poligloti Edvin Cami nga Tirana.

Edvin Cami, është njohës i 13 gjuhëve: Gjuhës Shqipe, Angleze, Gjermane, Frënge, Italiane, Turke, Ruse, Spanjolle, Turke Osmane, Arabe, Persiane, Hebreje dhe Latine, gjithashtu është i njohur nga publikimet në revistat dhe vëllimet me të njohura si: “Academic Journal of Interdisciplinary Studies”, “Dituria”, “Methodik und Didaktik für den Deutschunterricht (DaF)”, “IDV-Magazin” etj, ka shprehur kënaqësinë për të ndarë eksperiencat e tij me studentët e departamentit të Gjuhës Angleze, të Kolegjit Universum.

Gjatë kësaj ligjërate mjaft atraktive, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë më shumë nga përvoja e tij si përkthyes dhe ligjërues në Universitetet e huaja.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në Facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo duke telefonuar në +377 44 144 062.

Universum është renditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në Botë nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova.

Artikull i sponzorizuar