LAJMI I FUNDIT:

Pas Topit të Artë, prezantohen këpucët e arta Nike Superfly speciale për CR7 (Foto)

Pas Topit të Artë, prezantohen këpucët e arta Nike Superfly speciale për CR7 (Foto)

Triumfi i fundit i Cristiano Ronaldos është markuar nga Nike lansimin e këpucëve të reja sportive Mercurial Superfly – dhe po, ato janë fenomenale.

Topi i Artë, këpucë të arta…

Këpucët e arta të mrekullueshme u prezantuan para yllit për të festuar triumfin e tij për Topin e Artë, të pestin, pasi të njëjtin trofe ai e fitoi në vitin 2008, 2013, 2014 dhe 2016.

Quinto Triunfo

“Quinto Triunfo” që përkthehet në shqip si “triumfi i pestë”, është shkruar prapa këpucëve bashkë me inicialet “CR7”, teksa brenda përshkruhen triumfet e tji te kalura.


Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Vitet janë të shkruara në pjesën e brendshme dhe bashkë formojnë numrin 7, numrin e Cristianos.

Këpucët sportive të personalizuara për Ronaldon.

Një foto e këpucëve u zbulua më herët gjatë javës në Instagram, duke nxitur spekulime se Ronaldo do të barazonte Messin për topin e pestë të artë – spekulimet që dolën të jenë korrekte pasi atij ju prezantua ky trofe në kullën e Eiffelit të enjtën mbrëma.

Ronaldo do t’i bart këpucët e reja në fushë dhe vetëm një mijë palë do ët jenë në shitje për publikun e gjerë më 14 dhjetor.

Por, jo gjithkush do të mund të përballojë çmimin e këtyre këpucëve, i cili nuk është zbuluar, por sigurisht se do të jetë i lartë marrë parasysh se janë të kostumizuara dhe të kufizuara në numër. /Telegrafi/