LAJMI I FUNDIT:

Takim Veliaj-Shilegov, shprehen për bashkëpunim të një niveli të ri ndërmjet dy kryeqyteteve

Takim Veliaj-Shilegov, shprehen për bashkëpunim të një niveli të ri ndërmjet dy kryeqyteteve

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, është takuar me homologun e tij të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy metropoleve do të ngriten në nivel të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton agjencia e lajmeve AIM, Erion Veliaj ka deklaruar se është i kënaqur që kryeministrat Rama e Zaev kanë filluar një erë të re bashkëpunimi Maqedoni-Shqipëri, e që tani radhën e kanë kryeqytetet.

Veliaj ka shtuar se në 2018 do të ketë aktivitete të përbashkëta ndërmjet Tiranës e Shkupit, duke bërë të ditur se më 2018 do ta vizitojë Shkupin.


Nga ana tjetër, Shilegov ka deklaruar se ka vullnet ndërmjet dy bashkive për përparimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në aspekt të jetës së qytetarëve./Telegrafi/