Mos shpronësimi i pronave në fshatin Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka krijuar probleme për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Kështu tha në një intervistë për Telegrafin ish-kryetari i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Berat Rukiqi.
Ai theksoi se në këtë fshat ka ndërtime që janë fantome dhe të cilat sipas tij kanë qenë gjithmonë nën ‘llupën’ e KEK-ut. “Mos progresi i shpronësimit të pronave në Shipitullë ka shkaktuar problem në KEK, i cili problem është që tri vite. Ka ndodh një proces i ndërtimeve të pakontrolluara. Menaxhmenti nuk është përgjegjës për këtë përkundrazi KEK-u ka krijuar edhe situata konkrete në marrëveshje me institucionet përkatëse”, ka thënë ai.
Rukiqi, gjithashtu potencoi se shumë ndërtime janë bërë nga njerëz të cilët nuk janë banorë të fshatit Shipitullë. “Ka shumë ndërtime që nuk janë të njerëzve të fshatit. Ka ndërtime që janë fantome dhe të cilat kanë qenë gjithmonë nën llupën e KEK-ut. KEK-u i ka informuar institucionet përkatëse. Është vërtetuar se që nga viti 2013 e deri në vitin 2015 shihen ndryshime të dallueshme ku sot paraqet një problem madhor me kosto të madhe e cila do të jetë e vështirë që të trajtohet”, theksoi ai.
E sa i përket rritjes së pagave të punëtorëve të KEK-ut, Rukiqi tha se duhet pasur kujdes pasi që mund të rrezikohet kjo korporatë.
“Kemi pas kërkesë çdo vit për bonuse dhe rritje pagash. Në këtë situatë nuk i kisha preferuar që të marrin iniciativë të tillë për rritjen e pagave”, u shpreh ish-kryetari i Bordit të KEK-ut.
Rukiqi tregoi se gjendjen e punëtorëve të KEK-ut është e vështirësuar, pasi punojnë në kushte të rënda pune. “Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të vështira për shkak të pajisjeve të vjetruara. Edhe stina e dimrit ua vështirëson më shumë ecurinë e punës punëtorëve”, shtoi Berat Rukiqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City