LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: “Borea” nis në fillim të vitit 2018 (Video)

Muhaxheri: “Borea” nis në fillim të vitit 2018 (Video)

Kryetari i rizgjedhur i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth prioriteteve të tij si kryetar për katër vitet e ardhshme.

Muhaxheri ka theksuar se ka pritur fitoren në zgjedhjet e 22 tetorit. “Kam besu që e kam besimin e qytetarëve dhe ajo u dëshmua në zgjedhjet e tetorit”, tha Muhaxheri.

Rreth projektit “Borea”, Muhaxheri theksoi se pritet fillimi i punimeve në fillim të vitit 2018.


“Projekti “Borea” besoj që në fillim të vitit të ardhëm në muajin prill ose maj do të fillojnë punimet, sipas marrëveshjes punëkryersi ka afat 2 vite që të përfundoj dy fazat e projektit, mirëpo mund të përfundojë edhe brenda një viti”, tha Muhaxheri.

Ai bëri të ditur se me realizimin e projektit punësohen 300-500 vetë që do të kujdesen në ndërtim, menaxhim dhe funksionalizim të qendrës.

Duke folur për projektet që pritet t’i përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, Muhaxheri ka përmendur disa prej tyre.

“Gjatë vitit 2018 pritet përfundimi i murit të lumit prej Patrikanës së Pejës e deri tek ura e gegë siç e quajmë ne, vazhdim i punimeve në rrugën Maja e Zezë- Peklen-Shtupeq i vogël, vazhdimi i rrugës për Shtupeq të Madh, vazhdimi dhe përfundimi i rrugës Molika e Sakut-Shkrel-Bogë dhe vazhdimi i punëve dhe përfundimi i punëve në 2019 i rrugës Novosellë-Thelip-Shtedim dhe vazhdimi i rrugës për Melishevcë”, tha Muhaxheri.

Ai shtoi se këto janë arteriet e mëdha që e mundësojnë zhvillimin e turizmit në bjeshkët e Rugovës.

Po ashtu i pari i Pejës, ka treguar se do të ndërtohet edhe “Bulevardi i gjelbër” i cili do të jetë nga rrethi në hyrje të Pejës e deri tek rrethi i OSCE-së.

“Stacioni i trenti mbet aty ku ka qenë, afër stacionit të trenit do të ndërtohet stacioni i autobusëve dhe i taksive. Tek stacioni i autobusëve me plan zhvillimor, do ta ridestinojmë atë pjesë, do të jetë një pjesë që do të mundësoj ndërtimin e objekteve që janë në shërbim të zhvillimit të turizmit”, u shpreh Muhaxheri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori