Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj po merr pjesë në takimin vjetor të 13 ministrave të SEETO-s për Zhvillimin e Rrjetit Bërtham dhe Gjithëpërfshirës të TEN-T në Ballkanin Perëndimor.
Në adresimin para të pranishmëve, Lekaj ka prezantuar punën që po bënë Kosova në fushën infrastrukturore.
“Do të fillojë me realizmin e segmentit rrugor të Autoudhës Rruga R7 – nga Nishi (Serbi)- Merdare- Prishtinë (Kosovë)-Durrës (Shqipëri) për pjesën që kalon nëpër territorin e Republikës së Kosovës. Me sukses dhe me standarde më të larta janë ndërtuar dhe përfunduar segmentet e Autoudhës R7, Morinë – Gjurgjicë (Lidhja me N9) – Bresje deri në Besi. Gjithashtu Ministria e Infrastrukturës ne bashkëpunim më ËBIF-in dhe EIB-në , ka filluar Plotësimin e Studimit të Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor si dhe të Projektit Preliminar për segmentin Besi – Merdare ( Kufiri me Serbinë) me qëllim të finalizmit të të gjitha segmenteve në kuadër të Autoudhës Rruga R7. Vlenë të përmendet gjithashtu edhe ndërtimi i Autoudhës, Rruga R6 Prishtinë- Shkup, ku pritet që deri në fund të këtij viti do të përfundon ndërtimi i segmentit prej 40 km dhe përfundimi i saj është paraparë të bëhet në fund të vitit 2018. Të dy këto segmente të Autodhëve R6 dhe R7 janë storie të suksesit sepse janë pjesë e Rrjetit Bërtham dhe Gjithëpërfshirës të TEN-T në Ballkanin Perëndimor të cilat ndihmojnë në bashkëpunimin dhe zhvillimin e konomik rajonal. Po ashtu mund të cekim edhe ndërtimin e rrugës së re Nacionale N-9 nga Kijeva për në Pejë që i takon Autoudhës Rruga R6b të Rrjetit Gjithëpërfshirës të TEN-T, dhe ndërtimi i ri i rrugës nacionale N2 – Rruga Prishtinë-Mitrovicë që i takon Autoudhës Rruga R6a të Rrjetit Gjithëpërfshirës të TEN-T”, ka thënë ministri Lekaj.
Lekaj ka folur edhe për projektet hekurudhore përmes së cilave ka bërë të ditur se do të bëhet modernizimi i rrjetit hekurudhor të gjatë 148 km nga kufiri me Serbinë në veri deri në kufirin me Maqedoninë në jug.
Mirëpo, nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e mospranimit të Kosovës në rrjetin evropian të tahografëve, TAHONET.
“Pronarët e mjeteve transportuese të regjistruara në Kosovë duhet t’i kthejnë tahografët digjital në ata manual, për shkak të heqjes nga përdorimi i tahografëve manual dhe aplikimit vetëm të atyre digjital nga 1 janari 2018, Tahografët digjital mund të aplikohen vetëm nga shtetet anëtare të Agjencionit Evropian për Transport (AETR). Republika e Kosovës për momentin nuk mund të anëtarësohet në këtë organizatë për shkak të pengesave të natyrës politike nga Republika e Serbisë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet relevante të Bashkimit Europian të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme dhe të pranueshme për palët me qëllim të trajtimit të qytetarëve të vendit tonë në menyrë të barabartë dhe të shmangies së dëmtimit të tyre për shkak të agjendave politike”, ka thënë Lekaj.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ministria që e drejton është e interesuar që të bëjë gjithçka që është e mundur për realizimin e këtyre projekteve të infrastrukturës së transportit, ashtu që të kemi një infrastrukturë moderne, e cila do të jetë si urë lidhëse e vendit tonë me vendet e rajonit, duke u integruar kështu në Rrjetin Evropian të Transportit, duke marr në konsideratë ngritjen në maksimum të sigurisë, zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin e transportit multi modal, hapjen e tregut të transportit për operatorët vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe integrimin e Kosovës në rrjetin rajonal dhe atë evropian të transportit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A