LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje nuk do ta votojë buxhetin 2018

Vetëvendosje nuk do ta votojë buxhetin 2018

Buxhetin e vitit 2018, e kanë kritikuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ata kanë thënë se buxheti ka defekte të mëdha ku nuk premtohet zhvillim ekonomik.

Nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur Visar Ymeri i cili ka thënë se draft buxheti i vitit 2018, nuk ndryshon me atë të buxhetit paraprak. Ai ka treguar e VV-ja nuk do ta votojë buxhetin.

“Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij lloj buxhetimi është kundër këtij projeksioneve mashtruese sa i përket zhvillimeve ekonomike në vend dhe mendojmë se përfundimisht duhet të ndalet kjo logjikë qeverisëse që po e dëmton rëndë potencialin ekomomik”, tha Ymeri.


‘Edhe në vitin e kaluar në prezantimin e draft-buxhetit flitej me optimizëm për rritje ekonomike dhe promovohej me të madhe buxheti 2 miliardësh. E më vonë është korrigjuar deri diku kjo papërgjegjshmëri e qeverisjes së kaluar’, shtoi Ymeri.

Sipas Ymerit, të hyrat e parashikuara janë të fryra dhe joreale, kurse shpenzimet pritet të mbulohen nga borxhet.

“Deficiti buxhetor në vitin e kaluar ishte 300 milionë euro, ndërkohë që në këtë buxhet është 277 milionë euro’, tha Ymeri.

E gjithë rritja e projektuar sipas Ymerit është në tatimin në vlerë të shtuar të grumbulluar nga Doganat dhe detyrimet doganore me çka edhe më tej rritet varësia buxhetore nga importi i mallrave.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga LDK-ja ka thënë se pas analizave, struktura e buxhetit aktual dekradon dhe e kthen situatën para vitit 2015.
Sipas tij, buxheti është hartuar me motive politike.

“Ky është buxheti me rritjen me të vogël të të hyrave, ku rritja e të hyrave është vetëm 6 për qind”, tha Hoti.

Po ashtu i tha se mungon rritja e të hyrave nga tantiemat, duke shtuar se edhe eksportet nuk do të kenë rritje. “Shpenzimet shpërfaqen të gjitha dobësitë e këtij buxheti, ku ka edhe mungesë të një vizioni për orientim të ekonomisë”, tha Hoti i LDK-së.

Sipas tij, buxheti për mallra dhe shpenzime është rritur me 17 për qind /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Kalo në kategori