Analistët vlerësojnë se të gjeturat e Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror tregojnë se çështja e demarkacionit është më e komplikuar dhe se ato do t’i shërbejnë kryeministrit Haradinaj për kauzën e tij.
Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se versioni aktual duhet dërguar në Kuvend dhe sipas paralajmërimeve ai do të rrëzohet me votë.
“ Të gjeturat e Komisionit do t’i shërbejnë kryeministrit Haradinaj në kauzën e tij, por jo për t’ua ndryshuar mendjen deputetëve. Sërish jemi në situatën kur versioni aktual duhet dërguar në Kuvend dhe, sipas paralajmërimeve, rrëzuar me votë. Të gjeturat e komisionit mund t’i shërbejnë Haradinajt në kauzën e tij, por nuk ua ndryshojnë mendjen deputetëve. Kjo do të bëjë që procesi të kthehet në fillim, gjë që ka mundur të ndodh edhe para tre vitesh”, ka vlerësuar Mushkolaj.
Edhe Luljetaa Aliu ka thënë për Telegrafin se të gjeturat e komisionit dëshmojnë se çështja e demarkacionit është më e komplikuar, sesa është paraqitur nga qeveria.
Ajo tha se kur flitet rreth kufijve kemi të bëjmë me dy procese: delimitim dhe demarkacion.
“E para është delimitimi, që përshkruan përcaktim të një vije të re kufitare. E dyta është demarkacioni, që do të thotë konfirmimi i kufijve ekzistues. Komisioni aktual ka gjetur se mandati i komisionit të kaluar ka qenë të mirret me shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, e jo të përcaktojë (delimitojë) një kufi të ri. Nuk ka pasur nevojë të përcaktohet kufiri, ngaqë kufijtë administrativë të Kosovës të cilët i kishte si krahinë brenda ish-Jugosllavisë, sipas Komisionit të Badinterit automatikisht shndërrohen në kufij shtetërorë. Rrjedhimit, kufiri i Kosovës është ai i vitit 1945, ku sipas Milovan Gjilas (sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë) kufiri është në Çakorr. Bisedimet me palën malazeze janë bërë për përcaktim të ri të kufiri, çfarë nuk ka qenë fare në mandat të atij komisioni. Këto ishin të gjeturat e komisionit aktual“, u shpreh tutje Aliu.
Sipas saj, çështja e kufirit nuk duhet të bëhet me nguti, pasi që, siç u shpreh ajo, nuk duhet humbur më territor në Kosovë.
“Personat të cilët kanë qenë të involvuar në marrëveshjen e 2015 për demarkacionin tani po bëjnë thirrje që versioni i atij viti të votohet, meqë mund të ndodhë të del në pah çfarë shkelje janë bërë.. Mbi të gjitha, parë nga perspektiva ushtarake, ka dallim të madh strategjik nëse kufiri i cili ka qenë më maje zbret në gjysmë të malit. Sepse në rast lufte, gjithmonë ka përparësi ai i cili mund të sulmojë nga lart“, shtoi njohësja e fushës Luljeta Aliu.
Ndërkaq, komisioni shtetërorë gjatë ditës së sotme konstatoi se vija kufitare Kosovë-Mali i Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, kritikoi këtë raport, duke thënë se anëtarët e këtij komisioni nuk ofruan gjetje të reja.
Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi sot ta dërgojë në Kuvend projektligjin dhe raportin e Bulliqit për Demarkacion./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë