LAJMI I FUNDIT:

Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Në kuadër të planit të sezonit dimëror, Policia e Kosovës nga nesër (e hënë, 4 dhjetor) do të fillojë kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve në komunikacion.

Sipas Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) në Prishtinë ky kontrollim i automjeteve do të bëhet me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të numrit të aksidenteve si dhe rritjes së shkallës së sigurisë në komunikacion.


‘Vetëdijesimi i qytetarëve për zbatimin e rregullave të komunikacionit në rrugë në kushtet dimërore, shtimi i masave të sigurisë me qëllim të rrjedhjes normale dhe qarkullimit të lirë të trafikut dhe lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në komunikacion, janë qëllimet e këtij plani” thuhet në njoftim.

NjRKRr ka shpjeguar po ashtu edhe për masat që ndërmerren ndaj personave me automjete në gjendje jo të rregullt teknike.

‘Ndaj veturave të cilat nuk janë në gjendje të rregullt teknike, merret masa e çkyqjes nga trafiku deri në largimin e parregullsisë duke e dëshmuar me vërtetim të rregullsisë. Kurse ndaj vozitësit do të shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e këtij Njësiti.

Ky operacion kontrollimi nga Policia do të zgjasë deri më 8 dhjetor, me mundësi vazhdimi.

Për realizimin e këtij plani të kontrollit të shtuar të komunikacionit, NjRKRr do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me Ministrinë e Infrastrukturës – Departamentin e Inspektimit.

Sipas Policisë një ndër shkaktarët e aksidenteve të trafikut me pasoja të ndryshme është dhe gjendja teknike e automjeteve në pikëpamje të mosfunksionimit të sistemit të frenimit dhe drejtimit si dhe mosposedimi i pajisjeve dimërore.

Policia e Kosovës kishte ndërmarrë veprime të ngjashme edhe gjatë sezonit të verës.

Gjatë realizimit të operacionit “Mjetet e Transportit 2017”, Njësia e Komunikacionit e Autostradës (NJKA) në muajin qershor ka kontrolluar gjithsej 280 mjete të rënda transporti.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori