Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që rivotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Istogut të mbahet pas dy jave, më 17 dhjetor.
Në kuadër të përgatitjeve që do të bëhen për rivotim në Istog, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë verifikim rigoroz të të gjithë votuesve jashtë vendit që i përkasin komunës së Istogut. Kjo periudhë për verifikim dhe konfirmim ka filluar më 2 dhjetor dhe do të përmbyllet më 6 dhjetor.
“Votuesit e regjistruar suksesshëm për votim përmes postës për Komunën e Istogut, të cilët kanë aplikuar për regjistrim prej datës 16 korrik deri më 23 gusht 2017, duhet të dërgojnë dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin e telefonit kontaktues. Pas kësaj, këta votues do të kontaktohen për verifikim, me qëllim që të vërtetohet se a janë votues që kanë aplikuar suksesshëm dhe personalisht nga jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Sipas KQZ-së, në rast se këta votues, që janë regjistruar suksesshëm për Komunën e Istogut, nuk do të sjellin dëshmi zyrtare shtesë për adresën dhe numrin kontaktues të telefonit nga 2 dhjetor deri më 6 dhjetor 2017 – do të kthehen si votues në Listën Votuese brenda Kosovës, në Qendrat e Votimit sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.
Vërtetimi apo dëshmi zyrtare mbi adresën tuaj, që vërteton se jetoni jashtë Kosovës, në shtetet përkatëse dhe numrin kontaktues të telefonit, ju mund ta dërgoni në adresat elektronike të skanuara, në email-at: ovpp@kqz-ks.org. dhe vjk.2017@kqz-ks.org.
Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar këta votues se “dëshminë zyrtare të adresës ku jetoni jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues mund të na dërgoni edhe përmes postës, në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës) dhe Përmes fax-it, në numrin: +381 (038) 213 200”.
Këto masa vijnë si rezultat i vendimit të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Kanë qenë pikërisht parregullsitë e konstatuara nga PZAP-ja për votimin nga jashtë vendit të cilat dërguan në përsëritje të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian