LAJMI I FUNDIT:

Clevelandit i mjaftoi çereku i dytë për fitoren e radhës (Video)

Clevelandit i mjaftoi çereku i dytë për fitoren e radhës (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së ka shënuar fitoren e radhës për të përforcuar vendin e dytë në renditjen tabelore.

Cleveland Cavaliers kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Memphis Grizzlies me rezultat 116-111.


https://youtu.be/mhu4MlMrHcM

Tre periudha i takuan mysafirëve, por për Cavs krijuan diferencë prej 14 pikëve në çerekun e dytë dhe kjo ishte e mjaftueshme për triumfin e radhës.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishin LeBron James dhe Kevin Love, ky dyshja realizoi “double-double”. James pati 34 pikë dhe 12 asistime ndërsa Love shpnoi njëzet pikë dhe shtoi 11 kërcime.

Tyreke Evans shkëlqeu te mysafirët me ‘double-double’ me 31 pikë dhe 12 asistime ndërsa marc Gasol shtoi 27 pikë.

Pas kësaj, Cavs kanë bilanc prej 16 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa për Grizzlies ishte humbja e 15 kundrejt shtatë fitoreve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Philadelphia 108-103 Detroit

https://youtu.be/aZ32sRgTxQU?t=1

Milwaukee 109-104 Sacramento

https://youtu.be/2VfcByZN5jg?t=1

Denver 115-100 L.A.Lakers

Portland 116-123 New Orleans