LAJMI I FUNDIT:

Infantino: Jam i sigurt që Botërori në Rusi do të jetë më i miri

Infantino: Jam i sigurt që Botërori në Rusi do të jetë më i miri

Botërori i Rusisë do të jetë më i miri në historinë e futbollit.

Për këtë është shprehur i bindur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një konference për shtyp.


“Misioni ynë është të organizojmë Botërorin më të mirë në histori dhe unë jam i bindur se ai i Rusisë do të jetë i tillë”, tha Infantino.

“Do të jetë një eksperiencë e veçantë dhe unike, pasi është vënë re përfshirja e të gjithëve, që nga presidenti rus Putin, e deri te vullnetarët”.

Ndeshja e hapjes së Botërorit, ashtu sikurse edhe finalja e madhe, do të luhet në stadiumin “Luzhniki”, impiant të cilin Infantino e cilësoi fantastik. Infantino kërkoi që të lihen mënjanë paragjykimet ndaj Rusisë apo edhe botës arabe, pasi edhe Perëndimi ka bërë gjëra për të cilat duhet të turpërohet.

Putin dhe Infantino gjatë hapjes së shortit për Kupën e Botës

“Futbolli është magji dhe pasion. Mund t’i ndryshojë shumë gjërat dhe ka fuqinë që t’i bëjë njerëzit të ndiejnë dhe mësojnë gjëra të ndryshme për të gjitha vendet. Të gjithë do të jenë të mirëpritur në Rusi”, tha ai.

Infantino e mori drejtimin e FIFA-s pas largimit të Blatterit, për shkak të skandalit të korrupsionit që mbërtheu këtë institucion, e ai nuk mund të rrinte pa e prekur këtë temë delikate.

“Është e rëndësishme që të përmendësh faktin që FIFA, në të gjitha hetimet e kryera penale ka rezultuar të jetë një viktimë”, tha Infantino. “Disa persona përfituan nga ky institucion. Falënderoj autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës, që nxorën në dritë korrupsionin në futboll, por duhet vënë një vijë ndarëse mes të kaluarës korruptive dhe të ardhmes së FIFA-s”, përfundoi ai. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori