LAJMI I FUNDIT:

Gruevski paralajmëron dorëheqje nga organet e partisë së tij

Gruevski paralajmëron dorëheqje nga organet e partisë së tij

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për Kurir ka thënë se do të jep dorëheqje nga organet e partisë. Ai në intervistë thotë se një ditë LSDM-ja do të përgjigjet për atë që po bën.

“Unë pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale qartë thash se kryetari i partisë ka përgjegjësinë më të madhe. Më pas në intervistë televizive kam thënë se çdo herë në ekip që garon, qoftë politikisht, sport, biznes dhe tjera, përgjegjësinë më të madhe e ka njeriu i parë. Ata që më njohin mirë dhe ata që kuptojnë mesazhe politike, më kuptojnë. Pavarësisht si do të jetë rezultati nga analiza e zgjedhjeve, nëse edhe objektivisht faji është i imi, qoftë i vogël, unë do të jap dorëheqje nga organet e partisë”, tha Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shtoi se partia e tij në pajtim me Statutin do të organizojë kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin përveç raportit të analizës së zgjedhjeve do të zgjidhet edhe kryetar i ri i OBRM-PDUKM-së.


Gruevski më tej tha se për hapat e ardhshëm në lidhje me protestat do të vendosin brenda partisë.

“Kemi takime për çdo ditë me grupet e deputetëve dhe është e qartë se bëhet fjalë për rang të lartë konstruktiv”, tha Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori