Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duke folur për garën e nxehtë mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në Prizren, ka pasur disa akuza të rënda për këtë të fundit.
“Vetëvendosja veçanërisht është shndërruar në instrument manipulimi, është agresive në akuza, dihet se strategjia më e mirë e mbrojtjes është akuza. Ka përdorur mjete që nuk janë dinjitoze, manipulime që nuk i bëjnë nder asnjë partie. Prizreni nuk është tolerant ndaj abuzimeve të tilla, ndëshkimi do te jëtë tash apo më vonë”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Veseli, ka thënë se prioritet i partisë që ai drejton ka qenë rikthimi i fuqishëm si partia e parë në nivel të vendit dhe në të njëjtën kohë fillimi i reformave brenda partisë.
“PDK ka pasur një rezultat që ka qenë shumë pozitiv”, tha Veseli për rezultatet e 22 tetorit në zgjedhjet lokale.
“Në Prizren, në Ferizaj dhe në Mitrovicë, në tri qytete nga shtatë qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës fituam bindshëm. U tregua se në të njëjtën kohë fituam ulëse më së shumti për këshilltarë komunalë në Republikën e Kosovës. Dëshmuam se jemi fuqia e parë. Është e vërtetë, balotazhi nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve, por këto janë rregullat e lojës”, tha ai
Sipas Veselit, nuk po është shumë lehtë kur, siç tha ai, po ndërrojnë rregullat e lojës.
“Por kjo nuk po sjell kualitet as të mirë për qytetarët”.
Veseli ka thënë se rikthimi i fuqishëm i PDK-së më 22 tetor i ka frikësuar subjektet tjera. “Nuk e kanë pritur”.
Ai tha se ata janë bërë me një dëshirë dhe qëllim të madh të përbashkët për ta rrëzuar PDK-në.
“Në të njëjtën kohë PDK nuk ka qenë aq vigjilente sa duhet në raundin e dytë. Në radhë të parë në ruajtjen vullnetit të qytetarëve”.
Veseli tha se ka qenë edhe vetëkritik, dhe tha se mund të ketë qenë një vetëkënaqësi dhe një mungesë e angazhimit ndoshta në raundin e dytë që mund t’i ketë dëmtuar.
“Ka shumë gjëra që janë drejt përmirësimit në Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Në të njëjtën kohë jemi duke analizuar edhe pjesën që lidhet drejtpërdrejt nga lidershipi dhe pastaj pjesën e strukturave. Ne duhet t’ia hapim një epokë të re Partisë Demokratike të Kosovës”.
“Oponentët politikë e kanë një frikë kur rikthehet një parti politike fuqishëm”.
Veseli tha se ata kanë edhe energjinë që t’i bëjnë bashkë edhe ata që nuk paramendoheshin bashkë. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Trupat rezervë të KFOR-it arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
OVL-UÇK bëhet me kryetar të ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake