LAJMI I FUNDIT:

De Biasi tregon të vërtetën e shkarkimit nga Alavesi

De Biasi tregon të vërtetën e shkarkimit nga Alavesi

Gianni De Biasi edhe zyrtarisht është shkarkuar nga skuadra spanjolle Deportivo Alaves.

Rezultatet e dobëta kanë bërë që krerët e klubit spanjoll të mos i besojnë më punën trajnerit italian.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, tregon për ‘Marca’ mënyrën se si u nda nga skuadra spanjolle e Alavesit vetëm katër ditë më parë.


Trajneri italian thotë se drejtuesit nuk i dhanë asnjë arsye pse e larguan, ndërsa shpjegon se ndeshja e fundit ishte e çuditshme, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka e rëndë.

“Në këtë botë nuk befasohem nga asgjë. Kur erdha këtu e dija që ishte një bast i madh për të gjithë. Ishte një bast për mua, por edhe për klubin. Për mënyrën se si e mora ekipin dhe për punën që po bëja gjatë kësaj kohe, sigurisht që mund të kisha më shumë besim nga drejtuesit”.

“Ma hoqën besimin dhe humbja e së shtunës ishte e çuditshme. Ekipi bëri një ndeshje të mirë, por thjesht kishim një moment të vështirë për të arritur rezultatet”.

“Nuk kisha asnjë motiv të qartë. Mendoj se ishte një vendim që mori klubi dhe duhet ta respektoj. Nuk është diçka që më pëlqen, por kështu ndodhi. Unë u motivova shumë, sepse skuadra nuk kishte asnjë pikë kur e mora dhe kishte shënuar vetëm një gol”.

“Mendoj se kur basti është kaq i madh, të gjithë kemi nevojë të qëndrojmë në të njëjtën anë dhe të besojmë tek ajo që po bëjmë. Në fund të fundit, kjo nuk i shërben asnjërit”, ka thënë De Biasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Kalo në kategori