LAJMI I FUNDIT:

Kosova synon statusin e vendit kandidat për në BE

Kosova synon statusin e vendit kandidat për në BE

Kosova ndodhet shumë larg përmbushjes së kritereve që e përafrojnë atë me integrimin në Bashkimin Evropian, thonë njohësit e çështjeve integruese evropiane.

Sipas tyre, krahasuar me vendet tjera në rajon, të cilat kanë tashmë statusin e vendit kandidat, Kosova është mbetet ende larg anëtarësimit në BE.

Pas humbjes së hapit për liberalizimin e vizave, Kosova ndodhet para sfidës tjetër, të marrjes apo humbjes së rastit për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.


Labinot Greiçevci, studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se paqartësia e Kosovës në aspektin e integrimeve evropiane do të vazhdojë ta ndjekë Kosovën edhe për një kohë, derisa nuk do të ketë një marrëveshje finale me Serbinë.

“Kosova është mbrapa, nëse bëjmë një krahasim me vendet e tjera të Ballkani Perëndimor dhe kjo ndërlidhet me faktin se Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe për pasojë, mbase mund të aplikojë për status të kandidatit, por nuk do të ketë perspektivë të qartë evropiane sikurse vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor”, tha Greiçevci.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se “BE-ja është gjithnjë e më e gatshme për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok”. Sipas tij, anëtarësimi i tyre në BE do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në.

Por, Greiçevci thotë se deklaratat e komisionarit Hahn, nuk kanë të bëjë me Kosovën.

“Nëse e shohin këtë deklaratën e fundit të komisionarit Johannes Hahn, që thotë se perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrime në BE është me e qartë tash sesa para një viti, nga ky aspekt do të mund të themi se kjo perspektivë është me e qartë ose do të mund të bëhet edhe më e qartë edhe me strategjinë e Komisionit Evropian, që publikohet në shkurt të vitit të ardhshëm, dhe vetëm për katër vende të Ballkanit Perëndimor, e këtu e kam parasysh, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Por, jo aq shumë edhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën edhe për një kohë të caktuar”, tha Greiqevci.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status.

Bazuar në deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vitit 2018, Kosova do të kërkojë të ketë statusin e vendit kandidat.

Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika, konsideron se Bashkimi Evropian është duke e përgatitur strategjinë e zgjerimit, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë do t’i hapë rrugën e anëtarësimit Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe do t’i rekomandojë fillimin e negociatave Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Rashiti tha se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Bosnjën dhe Kosovën, e në veçanti me Kosovën në këtë rast, përkatësisht, a do t’i hapet perspektiva e aplikimit për statusin e kandidatit.

“Tani për tani nga diskutimet që i dimë në Bruksel nuk është paraqitur ndonjë formulim për Kosovën, por nëse do të ndodhte kjo do të ishte hapi serioz dhe oferta serioze e BE-se ndaj gjithë rajonit, dhe në këtë rast ndaj Kosovës për statusin e kandidatit”, tha Rashiti.

Ai mendon se Bashkimi Evropian, pas një ‘përgjumje’ pothuajse 10-vjeçare, ka revitalizuar politikat e zgjerimit dhe, siç tha ai, Presidenti i Komisionit ka bërë të ditur se zgjerimi do të jetë një prej 10 pikave-prioriteteve të BE-së.

“Në kuadër të këtyre 10 prioriteteve, zgjerimi i Ballkanit, ekskluzivisht i vendeve të Ballkanit Perëndimor, është vënë në agjendë dhe ka një përkrahje të gjerë. Ajo çka ballafaqohen kryesisht janë telashet me Kosovën dhe Bosnjën, ndërsa ka një konsensus shumë të gjerë për të katër vendet që duhet të fillojnë apo të avancojnë shpejt, kurse dy të tjera të fillojnë negociata për anëtarësim”, tha Rashiti.

Rashiti thekson se Kosova dhe Serbia në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE, e kanë përmbylljen e çështjes së dialogut, normalizimin e marrëdhënieve me një marrëveshje.

“Pa një marrëveshje mes dy palëve, asnjëra nuk mund të avancojë drejt BE-së. Ajo që duhet të kuptohet është që Kosova e ka një momentum tani që të kapë çështjen e dialogut dhe ta avancojë dialogun, ta përmbyllë me fazën finale, çfarë edhe kërkon”.

“Natyrisht duhet të jetë e kujdesshme sepse nënshkrimi i Kosovës në marrëveshjen me Serbinë do ta çojë Serbinë drejt BE-së, por në të njëjtë kohë, e plotëson edhe një prej kritereve të saj kyçe dhe e përmbyllë çështjen e normalizimit mes dy shteteve, juridiksionit me Serbinë, që eventualisht do të futet Kosova në OKB dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vendet, mosnjohjet nga pesë vendet, sepse në veçanti këta muaj, Spanja është duke bërë telashe të mëdha për Kosovën”, ka sqaruar Rashiti.

Njohësit e çështjeve evropiane thonë se Kosova duhet të punojë shumë në sundimin e rendit dhe ligjit, në reforma të brendshme, të bëjë një transformim rrënjësor të politikëbërjes, zhvillimit dhe funksionimit të institucioneve, punë të cilat, sipas tyre, mbeten sfidë para shtetit të Kosovës.

BE-ja e sheh rajonin të rëndësishëm për çështjet si kontrollimi i migrimit dhe luftimi i kërcënimeve të sigurisë.

“Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të”, tha ka deklaruar komisionari Hahn. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori