LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: AAK manipuloi në Istog, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve

Zemaj: AAK manipuloi në Istog, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë manipulime ne Istog.

“Ka qenë faktike gjendja – kjo ka ndodh pas numërimit të votave me kusht, ku është evidentuar se janë manipuluar votat”, ka thënë Zemaj për Info Magazine në Klan Kosova.

“Kjo ka qenë e papranueshme për ne. Votat që kanë ardh në atë mënyrë kanë qenë të manipuluara. AAK duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Istogut. Kanë vjedhur identitetin e njerëzve dhe i kanë shfrytëzuar”, ka thënë Zemaj.


Ai ka shtuar se pikërisht për këtë Prokuroria duhet të nis hetimet. “Faktet kanë qenë të shumta, kanë qenë publike dhe kanë qenë transparente”, tha Zemaj.

Kështu ka thënë Zemaj pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se komuna e Istogut duhet të shkojë në rivotim pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosoves se atje ka pasur manipulime gjatë votimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

Lajme
Ministri Vitia: IVF në QKUK pritet të nisë në dhjetor, kanë ardhur të gjitha aparaturat

Ministri Vitia: IVF në QKUK pritet të nisë në dhjetor, kanë ardhur të gjitha aparaturat

Shëndetësi
Raportohet për sulm fizik në MKRS, Çeku: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme

Raportohet për sulm fizik në MKRS, Çeku: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme

Lajme
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Kronika e Zezë
Shkelje në FSK? Haradinaj thotë se brenda ushtrisë po rekrutohen militantë të LVV-së

Shkelje në FSK? Haradinaj thotë se brenda ushtrisë po rekrutohen militantë të LVV-së

Lajme
Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare

Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare

Lajme
Kalo në kategori