Në çdo nëntor, në Ditën e Flamurit, Isak Asllani merr rrugën drejt varrezave të fshatit Rancë në Shtime. I pastron me radhë nga dëbora emrat në shtatë varreve të fëmijëve të tij. Ata u masakruan 20 vite më parë nga forcat serbe, së bashku me nënën, gruan dhe mbesën.
Duke prekur shkronjat, i duket sikur ledhaton fytyrën e djalit, Burimit që ishte vetëm 13 vjeç, Lumnijes, Ejupit, Luljetës, Shpendit, Xhaferrit dhe Antigonës së vogël që sapo kishte mbushur një vjeç.
“Patëm tri ditë luftime rresht, e unë shkova të tërhiqja familjen. Unë isha me vëllain tim, Musën. Në atë moment kanë ardhur forcat serbe me tank, na kanë shënjestruar shumë mirë dhe asnjë nuk shpëtoi dot. Edhe unë kam qenë i plagosur”, rrëfen Isak Asllani.
Isaku iu bashkua radhëve të UÇK-së që nga fillimi i luftës, për të mbrojtur gruan dhe fëmijët. Por, edhe pse nuk ia doli, ai përsëri gjeti forcë dhe arsye për të luftuar.
“Mungesa për ta është e madhe. Kanë kaluar 20 vite, por për mua është sikur të ketë ndodhur sot. Përkundër faktit që e gjithë familja m’u shua prej tyre, unë kurrë nuk kam qenë në gjendje që të ushtroj dhunë ndaj dikujt, të vrisja ndonjë fëmijë mes serbëve”, vijon më tej rrëfimin rrëqethës Isaku.
Jeta duhej të vazhdonte. Më 28 nëntor të vitit 1998, Isaku u martua, ndërsa krushqit, ushtarë të UÇK-së morën nusen e re.
Për Isakun dhe Kosovën, nëntorit e dhimbjes janë edhe simbole të vazhdimësisë së jetës. Pas 20 vitesh martesë, në ditët e ftohta të nëntorit erdhën në jetë dy binjakët e tij. Sot 60-vjeçari veteran e quan këtë mrekulli, një ngadhënjim të jetës mbi vdekjen dhe hakmarrjen më të madhe ndaj armikut.
“Ua kam përtërirë emrat Ejupit dhe Lumnijes. Më në fund erdhi edhe kjo dhuratë prej Zotit. Unë gjithmonë kam ëndërruar t’ua ripërtërija emrat e për t’iu kallëzuar të gjithëve se jeta shkon përpara”, shprehet Isak Asllani. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite